“Përplasjet” për negociatat me Greqinë, Lubonja: Ose të integrohet opozita dhe Presidenti, ose me arbitër ndërkombëtar

Feb 22, 2018 | 19:55
SHPËRNDAJE

Analisti Fatos Lubonja mendon se per te shuar mosmarreveshjet mes opozites, Presidentit dhe Qeverise per negociatat me Greqine, duhet qe Qeveria, pra partia qe po ben diskutimet, t’i mbylle gojen opozites duke e perfshire edhe ate, edhe presidentin ne kete ceshtje.

“Që t’ju mbyllet goja opzitave ose integrohet edhe opozita bashkë me presidentin, ose të bëhet me një arbitër ndërkombëtar, i cohet instrumentave ndërkombëtare dhe edhe me grekët mund të bihet marrëveshje kjo, a biem dakortësi që këtë ta vendosi x gjykatë që merret me këto punë e që mund të bëjë ekspertizë të saktë dhe e paanashme”.

Në një lidhje me Skype ne rubiriken “Opinion” ne News 24, analisti tha se mosmarreveshjet e brendshme ne vendin tone ne lidhje me plotfuqishmerine, do i demotojne negociatat me Greqine.

Qëndrimi i presdientit Meta për çështjen e plotfuqishmërisë si ju duket?

Mendoj që është thelbësore që përderisa ka kaq shumë diskutim, kontradikta, interes publik, dhe njëkohësisht akuza për mungesë transperence për politizm nga njëra pale apo tjetër, gjëja më e mirë që duhet të ishte bërë për ta mbyllur këtë cështje të kishte sa më shumë bashkëpunim mes forcave poltiike që neser mos të nisin të akuzojnë si ndodhi me Berishësn dhe duhen bërë të gjithe përpjekjet nga kjo mazhorancë për të  mos pasur konflikte dhe kontestiime neser, nëse forcat politike janë dakort edhe opinikoni do jetë dakort.

fatos-lubonja-3

Plotfuqishmërinë që kërkon Meta i duhet tja japim nëse mendojmë që kjo plotfuqishmeri është konditë jo vetëm ligjore por edhe për një lloj konsensusi politik për këtë cështje

Nëse bëhet fjalë për negociata, se ka lindur debati a ka pasur apo jo negociata, pra vendimi kur të merret të merret në formë të atillë që të mos jetë i kontestueshëm qoftë nga brenda qoftë duke thirrur edhe ekspertë të huaj që mund të jenë më të besueshëm, për arsye që ne i dime për shkak të kotradiktave mes palëve.

Përndryshe kjo rruga e imponimit të njërës palë ndaj të gjithë të tjerëve është e gabuar.

A rrezikon të dëmtojë negociatat me Greqinë ky konflikt?

Padyshim që i rrezikon nëse negociatat janë të mbyllura tashmë dhe është marrë një vendim sic thuhet, për të cilin forcat e tjerë ndoshta s’mund të jenë dakort.

Kjo është gjëja që e rrezikon, pra nëse Presidenti s’ka hallin thjesht të prestigjit të tij si president, sic mund të thonë një pjesë dhe nga ana tjetër nëse kjo s’është kështu, por është se presidenti me plotfuqishmërine e tij mund ta pëngojë këtë se nuk është dakort forca e tij politike apo opozita atëherë lind problem dhe ky do na mbajë zvarrë qoftë me Greqinë, qoftë brenda vendit.

Sensitivitet të madh për këtë çeshtje edhe në Greqi, është kritikuar Kotzias…

Një pjesë e sensibilitetit besoj se është i lidhur me instrumentalizimin politik të një cështje që ka ndjeshmëri të madhe se i prek të dy palët, ajo që bën përshtypje, edhe në Greqi del një forcë politike që është serioze se s’bëhet fjalë për ato që mund të quhen ekstremi i djathtë.

Do thoja që kjo është në favor të forcës shqiptare që ka bërë marëveshjen se nënkuptojmë që marrëveshja e mëparshme mund të ketë qenë më e favorshme se sa kjo marrëveshje

Nga ana tjeter partia jonë këtu që ka bërë marrëveshjen, duhet ta reklamonte por edhe ajo s’e ka bërë transparente e mesa duket ka edhe ajo pikat e dobëta në këtë marrëveshje.

Ndoshta vijnë ngaqë i është dhënë Greqisë pjesa e artë e parave dhe është mbajtur uji me kripë sic thoshte një opozitar.

Ajo që nuk pranohet është mos transperenca se marrëveshja është aty dhe në mos sot nesër do dali

E thjeshte do ishte publikimi i hartave të marrëveshjes së 2009, i marrëveshjes së sotme, dhe probkemi është që thonë se marrëvehsjhja s’është bërë akoma,

Nëse ato nuk janë mbyllur sikundër pretendohet nga ministry I Jashtëm, pse të mos i jepet plotfuqishmëria presidenit, ti njoh, dhe në raport me një marrëveshje tjeter, të thotë është pozitive apo negative.

E mira është të shkohet në një gjyq ndërkombëtar, me ekspert ndërkombëtar ti jepet situata e terrenit e tu thuhet kemi këtë hartë, këtë ishull e ti thuhet ju lutem na caktoin kufirin.

Në këtë rast s’kanë pasur dakortësinë e opozitave, problemi është te opozita, që t’ju mbyllet goja opzitave ose integrohet edhe opozita bashkë me presidentin, ose të bëhet me një arbitër ndërkombëtar, i cohet instrumentave ndërkombëtare dhe edhe me grekët mund të bihet marrëveshje kjo, a biem dakortësi që këtë ta vendosi x gjykatë që merret me këto punë e që mund të bëjë ekspertizë të saktë dhe e paanashme. Nëse doni mendimin tim, më mirë i lihet peshqve ajo zonë se janë më të mirë se njerëzit në raport me detin.

A po kërkon të marrë rol protegonisti Meta?

Nëse e ka thjesht për protagonizëm, ka shumë hapësira të tjera për të bërë protagonistin se sa kjo, në Shqiperi ka probleme, qeverisja jonë, mënyra si menaxhojmë pronat, territoret, janë katastrofike, sikur presidenti me aq sa ka kompetenca ligjore të mund të angazhohet politikisht …nëse gjen këtë cështje tani që është sensitive, për mua thashë që është më sensitive shkatërrimi i bregdetit tonë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura