Përplasjet e dhunshme mes tifozëve të Romës dhe Feynoord-it në Tiranë, shkon në 6 numri i policëve të plagosur

May 24, 2022 | 23:35
SHPËRNDAJE

Ka shkuar në 6 numri i efektivëve të plagosur si pasojë e përplasjeve të dhunshme të shkaktuar mbrëmjen e sotme në kryeqytet nga grupet e tifozerive të Romës dhe Feynoord-it.

Capture

Policia ka nisur shoqërimin e tifozëve problematikë të cilët kanë shkaktuar incidente në disa zona të ndryshme.

Ndërkohë janë ngritur disa kordonë sigurie në pikat hyrëse të rrugëve ku janë mbledhur tifozët e dy skuadrave për të shmangur një përplasje të mundshme mes tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura