Përplasje në “TikTok” dhe luftë nëpër rrugë, Noizy kallëzon Clevion. Shfaqen grupet e reja kriminale që dalin nga rrjetet sociale

Apr 17, 2023 | 8:48
SHPËRNDAJE

NIKOLETA KOVAÇI/ Dy ditë më parë, pak pas mesnate, Durrësi do të tronditej nga një tentativë vrasjeje. Pas të shtënave dhe sinjalit në Polici se në lagjen 12 po bëhej shkëmbim zjarri, Policia nis kërkimet dhe zbulon se dy të rinj janë plagosur dhe

download-12

Ata shkuan e folën me ta dhe mësuan se sherri kishte nisur në “TikTok” dhe prej aty djemtë e kishin lënë të takoheshin për t’u sqaruar orëve të vona. Policia bëri me dije se personi që kishte qëlluar mbi dy të rinjtë, ishte një tjetër i ri, i cili ishte mjaft i njohur në këtë rrjet social. Po edhe pala e dëmtuar nuk mbetej pas.

Policia shpalli në kërkim personin që kishte qëlluar me armë, i cili quhet Klajdi Mansaku, ndërsa dy djemtë e plagosur morën mjekimet në spital, pasi plumbat kishin bërë rikoshetë. Policia tha se Mansaku kishte qëlluar mbi automjetin ku gjendej personi me të cilin ishte konfliktuar në telefon dhe online. Por ende pa u vënë në pranga Mansaku, Policia ka marrë një tjetër denoncim që lidhet me tjetër përplasje në këtë rrjet social. Ata janë dy emra të njohur në muzikë e jo vetëm. Për pasojë, Policia ndërhyri duke vënë në pranga në Rinas Kleviol Ahmetin, të cilin e kishte kallëzuar Rigels Rajku, që njihet me pseudonimin Noizy.

PËRPLASJET MES ‘TË FORTËVE’

Përplasja në “TikTok” mes Cllevio Serbianos dhe reperit Rigels Rajku është shndërruar nga një show për audiencën besnike që i ndjek në rrjete sociale duke përfunduar me një ndalim nga Policia të Kleviol Ahmetit në aeroportin e Rinasit. Pas kërcënimeve me jetë, përndjekjeve dhe videove me fjalor banal kushtuar këngëtarit, Noizy e ka kallëzuar në polici Ahmetin, ku reperi është shprehur se i ka shkaktuar frikë e ankth nga kërcënimet e bëra nga ky i fundit në “Tik Tok”. Kjo hasmëri’ mes dy personazheve mjaft të njohur në rrjete sociale vijon prej kohësh pasi Kleviol Ahmeti, ka publikuar video të shpeshta kushtuar reperit ku përpos se e fyen dhe e ofendon, e kërcënon me jetë, madje edhe shpesh i ka thënë se do ta shkatërrojë. Kështu, “lufta” mes Cllevio Serbianos dhe Noizyt ka nisur fillimisht si rivalitet këngëtarësh të muzikës ‘rep’. Në këtë rrymë muzikore, shpesh të rinjtë krijojnë përplasje mes njëri-tjetrit për të marrë më shumë vëmendje dhe për të treguar forcën me anë të teksteve dhe rimave.

NOIZY-STRESI

Më herët, në arenën e përplasjeve të këtij grupi njerëzish është njohur beteja mes Noizyt dhe Stresit (Arkimed Lushaj), betejë që në fakt shpeshherë shkoi deri në përplasje fizike mes grupeve të mbështetësve të tyre, duke krijuar precedentë të rrezikshëm kriminalë. Por pasi i shuajtën disi mëritë në skenë, dalin të tjera përplasje. Sipas të dhënave mësohet se mes Noizyt dhe Cllevio Serbianos, i cili është mik i ngushtë me Stresin prej 20 vitesh, ka kohë që ka pasur deklarata kërcënuese herë pas here në disa rrjete sociale. Noizy e ka bërë përgjegjës 36-vjeçarin edhe për tritolin e vënë në lokalin e tij në Durrës në qershor të viti 2022, ku është shprehur se i vetmi që ka konflikte është Kleviol Ahmeti.

Kjo ‘luftë’ mes dy të rinjve vijoi e ashpër edhe në rrjete sociale, ku secili prej tyre tregonte forcën me sharje, fyerje e ironi për njëritjetrin. Një vit më pas, ata kanë pasur edhe një sherr fizik në lokalin e Rigels Rajkut, çka u pasua edhe me një arrestim të Kleviol Ahmetit në korrik të 2022. Por, pasi la qelinë dhe iu caktua masa “arrest shtëpie”, Ahmeti rinisi atë që kishte lënë përgjysmë jashtë, duke vijuar kërcënimet dhe sharjet në rrjete sociale ndaj Noizyt.

36-vjeçari nuk është i njohur vetëm për këngët pasi në vitin 2014, emri i Clevios u përfshi në historinë e avionit ‘Piper’ që u rrëzua në Divjakë teksa transportonte drogë dhe armë. Bashkë me pilotin italian Giorgio Riformato dhe disa shqiptarë të tjerë, Cllevio u hetua dhe u dënua me 10 vjet burg, por përfitoi ulje me 1/3 e dënimit pasi iu pranua gjykimi i shkurtuar, duke u liruar në vitin 2020.

NDALIMI

Kleviol Ahmeti, i njohur ndryshe si Cllevio Serbiano, është ndaluar ditën e djeshme nga Policia pas një kallëzimi të reperit Rigels Rajku (Noizy), pasi ky i fundit e ka kërcënuar me jetë në “Tik Tok”. Por kjo armiqësi nuk është fare e freskët. Ky rivalitet mes dy personazheve të njohur në rrjete sociale, ka një dinamikë më të hershme. Noizy, prej vitesh reper në estradën shqiptare, shpesh e ka akuzuar se Cllevio përdor një gjuhë të ashpër ndaj tij, për famë. Noizy e ka bërë përgjegjës 36-vjeçarin edhe për tritolin e vënë në lokalin e tij në Durrës në qershor të 2022, ku është shprehur se i vetmi që ka konflikte është Kleviol Ahmeti.

“Kujtoni se kam frikë ngaqë më gjuajti ai? Nuk më ka dhënë popullaritet fare, se nuk ngrihem nga ata unë. Nuk shkova atje për grushte unë. Të më thoshte që mos të shkoja, por as po, as jo nuk tha. Ti je shumë i fortë, të kam thënë. Tani si është historia, po të bëj këtë sfidë, kam bërë ca ushtrime. Më shiko mirë, zgjedhe ditën, vendin, diku larg që të mos kesh lepurusha pas teje”, tha ai. “Kurse ty Crax, a e di çfarë do të bëj, ke dhjetë ditë kohë”, tha Kleviol Ahmeti asokohe teksa tentonte të shfajësohej për gjithçka që akuzohej.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura