Përplasja/ Zogaj: Pushteti i parasë po ngulmon për truallin, Vangjeli: Çështja e teatrit është mbyllur

Feb 17, 2018 | 16:42
SHPËRNDAJE

Dy analistët Preç Zogaj dhe Lorenc Vangjeli kanë shkëmbyer replika  të hidhura në emisioni  “Java”  në RTSH gjatë debatit për një prej çështjeve me të debatuara të javës.  Gjatë debatit për çështjen e Teatrit Kombëtar në emisionin “Java” në RTSH,

“Drama ka mbaruar dhe çështja e Teatrit Kombëtar mund të duket e mbyllur”, tha jo pa ironi  analisti Lorenc Vangjeli që shtoi se artistët kanë pranuar të largohen. Arkitektët kanë filluar studimin dhe kjo çështje ngjan si një stuhi në gotë tashmë.”

java

“Komuniteti i artistëve ua zuri në grykë për momentin  kryeministrit dhe të tjerëve që kishin mendje të keqe për Teatrin, por  asgjë nuk ka mbaruar”, replikoi Zogaj. “Pushteti i parasë do të  ngulmojë në të veten për të marrë truallin, artistët do të vijojnë të mbrojnë  idenë e teatrit në të njëjtin vend. Nuk  deklarohet nga askush a ka një buxhet për teatrin e ri, kush dhe si do të financohet.  Të tjerat janë fjalë në erë”, shtoi Zogaj.  “ E djeshmja dhe e nesërmja  e teatrit nuk qëndron tek muret e teatrit” kundër repikoi Vangjeli. “Beteja në këtë moment për muret po bëhet”, tha Zogaj. “Kryeministrit nuk e ka qejf teatrin, e ka dëshmuar me kohë. Nuk do të thotë gjë,  shijet janë subjektive, por ai do të bënte mire te shpallte neutralitetin me problemin e  godinës se teatrit”. Debati është përshkallëzuar  tej limiteve kur Vangjeli e konsideroj batutën e  Zogajt “paranojë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura