Përplasja për Teatrin/ Demalia me akuza të forta: Hëngrën qyl duke bërë pallë, tani na shiten si ajka e kombit

Feb 17, 2018 | 14:53
SHPËRNDAJE

15781258_10211834416156854_8013604543573872475_nNë këto ditë të nxehta debati lidhur me çështjen e Teatrit Kombëtar, ka reaguar edhe Ilir Demalia.

Përmes një postimi në Facebook ai ka reaguar pas fjalëve të Gëzim Kames, duke shkruar:

Gëzim Kame, paska shkuar….

Sapo e pashë tek “Studio e hapur”, Kame don të ngrejë Teatrin tek lulishte Skenderbeu!!!

Skënderbeun ta çojmë ke Mali me Gropa dhe ke gropa Skëndërbeut të mbjellim Kamen me akotorët dhe artistët e Teatrit.

Mirë këta, po shteti përse duhet të mbajë me rroga e djeta e fonde këta?!!

Artistët të bejnë teatër apo film, ta shesin dhe të fitojnë dhe të jetojnë.

Ky është kapitalizmi dhe tregu-lirë.

Po këta duan qylin komunist se atë kanë luajtur dhe vënë në skenë dhe janë nderuar e vazhdojnë të nderohen me tituj e pensione speciale.

Ky grup njerëzish që kanë nje jetë që kanë ngrënë qyl duke bërë pallë, po na shiten dhe si ajka e kombit dhe heronjtë e kombit!!!

Këta me artin e tyre i kanë shërbyer të keqes deri ne 1990, idelogjisë kriminale me filma dhe drama. Pas 1990 janë në shërbim të keqes tranzicionale për një copë rrogë.

Shkoni ore punoni apo krijoni se nuk keni bërë vezën e kuqe që të pagueni nga taxpaguesit e një populli te mjerë, ku në këtë mjerim është dhe kontributi juaj me ato filma e drama e art qe keni bërë si dje dhe sot.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura