Përplasja për Kushtetuesen/ Manjani: Hajt shnet dhe Reforma. Parlamentin e bënë zyrë lidhje martese

Nov 14, 2019 | 12:30
SHPËRNDAJE

manjani

 

Përmes ironisë, ish ministri në qeverisjen e koalicionit PS-LSI, Ylli Manjani, ka reaguar për plotësimin e Gjykatës Kushtetuese. 

Pasi Parlamenti votoi Arta Vorpsin si një nga anëtaret e kësaj gjykate, e cila sot u betua te noteri, sepse kreu i shtetit Ilir Meta e kishte paralajmëruar se nuk do ta thërriste për betim, Manjani thotë se tani Parlamenti është bërë si zyrë lidhje martese.

POSTIMI

Kulmi u arrit!

Gjykatën Kushtetuese e bënë me ligjin e martesave. Parlamentin e bënë zyrë lidhje martese.

Hajt shnet edhe Reforma!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura