Përplasja e dy makinave u mori jetën dy këmbësorëve duke ndenjur, eksperti i Sigurisë Rrugore: Ja fajtorët, ndëshkim të rreptë shoferëve

Jan 4, 2020 | 14:44
SHPËRNDAJE

aksidenti-770x433

Dy ditë pas aksidentit tragjik që ndodhi në zonën e Porcelanit, ku nga përplasja e 2 mjeteve humbën jetën 2 këmbësorë, të cilët ishin në trotuar, Erjon Balla, 36 vjeç, dhe Hidajete Salliu, 73 vjeç, ekspertit i Sigurisë Rrugore, Fisnik Ziçishti, nisur nga pamjet e kamerave të sigurisë që filmuan momentet, thotë se të 2 mjetet që shkaktuan aksidentin kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

Eksperti i sigurisë rrugore vëren se në zonë mungojnë sinjalistikat që të detyrojnë drejtuesit e mjeteve të ulin shpejtësinë apo sinjalistikat paralajmëruese që të njoftojnë se ka kthim në rrugët dytësore apo ka vendkalim për këmbësorët.

udheime-19-800x450

Problematike Ziçishti sheh dhe ndarjen e kësaj rruge në 3 korsi, çka bën që drejtuesit e mjeteve që janë në ngjitje të detyrohen të shkelin vijën e pandërprerë, nëse duan të parakalojnë.

Si zgjidhje për uljen e numrit të aksidenteve Ziçishti shikon monitorimin e çdo aksi me kamera dhe ndëshkimin e rrepte të shkeljeve në mënyre që drejtuesit e mjeteve të ndërgjegjësohen për përgjegjësinë që duhet të kenë, kur vendosin të drejtojnë një makinë.

Gjatë vitit që lamë pas 218 persona humbën jetën, si pasojë e aksidenteve rrugore. Vetëm në 4 ditët e para të këtij viti 3 njerëz humbën jetën në aksidente, vetëm në kryeqytet./BW

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura