Përplas për vdekje këmbësorin, arrestohet

Aug 31, 2011 | 19:17
SHPËRNDAJE

Një 60- vjeçar është aksidentuar për vdekje në përpjekje për të kaluar në anën tjetër të rrugës.

Ngjarja ka ndodhur në aksin Laç- Fushë Krujë, ku Pjetër Prenga, 60 vjeç, në kohën që ishte duke kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën është përplasur për vdekje nga një makinë.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ndërsa ka bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit të aksidentit. Drejtuesi i makinës, Gazmend Lami, u arrestua menjëherë nga policia.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura