Përplas makinën e prefektit në Korçë, autori largohet nga vendngjarja! Policia e kap teksa përpiqej të fshihej

Jan 31, 2023 | 21:56
SHPËRNDAJE

Një shtetas ka përplasur automjetin e prefektit të Korçës gjatë mbrëmjes së sotme.

ambulance-policia-naten-1-1

Sipas burimeve për Panorama.al, bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në unazën e qytetit.

Fatmirësisht nuk ka pasur dëmtime në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Drejtuesi me iniciale D.Xh. është larguar nga vendngjarja pas përplasjes, duke u fshehur në një lagje të qytetit, ku u gjet nga policia e qarkullimit rrugor.

Në testin e bërë ai rezultoi se ishte nën ndikimin e alkoolit. Pas kësaj u bë menjëherë shoqërimi i tij.

Ndërkohë çështja do ti kalojë prokurorisë për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura