Përmbushet amaneti i Moikom Zeqos, homazhet do të mbahen në Muzeun Historik Kombëtar

Jun 16, 2020 | 16:07
SHPËRNDAJE

Ashtu sikurse e la amanet, homazhet për përcjelljen për në banesën e fundit të studiuesit Moikom Zeqo, do të mbahen tek Muzeu Historik Kombëtar.

Ceremonia Do të mbahet ditën e shtunë, në orën 10.00-14.00, në Muzeun Historik Kombëtar.

moikom zeqo

Dijetari Mojkom Zeqo u nda nga jeta ditën e djeshme, pasi nuk arriti të fitonte luftën me sëmundjen e rëndë të leucemisë akute.

Moikom Zeqo, është autori i mbi 100 veprave, ku përfshihen përmbledhje me poezi, prozë, studime arkeologjike, libra për historinë e artit, monografi personalitetesh, si dhe disa skenarë për filma kinematografikë e televizivë me karakter arkeologjik dhe kulturor. Ka marrë disa herë çmime të para për librat e tij. Krijime të Moikom Zeqos janë përkthyer në gjuhët anglisht, frëngjisht, greqisht, italisht, serbokroatisht, bullgarisht, rumanisht, polonisht, danisht, esperanto, gjermanisht, si dhe në gjuhën tonë. Është autor i pesë ekspozitave vetjake në pikturë, si dhe i një albumi me 200 grafika. Mbante titullin “doktor i shkencave”, si dhe Urdhrin e Lartë “Mjeshtri i madh” dhe “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura