Përleshje të dhunshme sërish në Francë, kundërshtohet reforma e punës

Apr 28, 2016 | 18:09
SHPËRNDAJE

Gaz lotsjellës, përleshje të dhunshme dhe automjete në flakë. Kjo është situata në përleshjen e sotme mes policisë dhe protestuesve në Francë që kundërshtojnë reformën e punës.

Autoritetet kanë konfirmuar se dhjetëra persona janë arrestuar pasi kundërshtuan policinë dhe u sollën dhunshëm.

france

Videot dhe fotot e postuara në rrjetet sociale tregojnë protestën e egër të zhvilluar në qytetet Nantes, Lyon, Rennes dhe Paris.

Rreth 9.000 demostrues u mblodhën në rrugët e qytetit Nantes, ndërsa në imazhet më poshtë tregohet momenti kur një Porsche dhe një skuter është përfshirë nga flakët.

Kryetari i Nantes, Johanna Rolland ka dënuar incidentet të cilat i ka quajtur si ‘akte të papranueshme’ të grupeve të vogla që kanë qëllim të ushtrojnë dhunë.

Burimi: RT

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura