Përkrahja e Vuçiçit për Ramën është një përpjekje për të ruajtur status quo anti-Shqiptar, anti-Perëndimor dhe anti-Amerikan në Ballkan

Apr 19, 2021 | 12:07
SHPËRNDAJE

AGIM NESHO

agim-nesho

Përkrahja e Vuçiçit për Ramën është një arsye më shumë dhe një detyrim për ç’do qytetar dhe atdhetar shqiptar për t’i kthyer zgjedhjet e 25 Prilit në një referendum për të ardhmen e Shqipërisë.

Nevojës për ndryshim tani i shtohet një dimension i ri: mbrojtja e interesave kombëtare.

Gjithmonë e më shumë administrata Amerikane e Presidentit Biden është kritike ndaj regjimit autokrat dhe revisionist të Moskës. Koha e artë e populizmit dhe nacionalizmit që ju ka mundësuar regjimeve autokrate të zhyten në lojërat e tyre gjeopolitike dhe të ndarjes se influencës po i lë rrugë të lirë rikthimit të rregullave të lojës që bazohen në ligje dhe parimeve të pranuara të shtetit ligjor. Sigurisht Vuçiç kërkon të mbroje investimin e tij të këtyre viteve te fundit.

Vuçiç dhe Rama kanë qenë dhe janë zbatuesit e skemave të rrezikshme të ndryshimit të kufijve ne Ballkan, të rritjes së influencës ekonomike të Rusisë dhe fuqive të tjera jo Europiane, të mundësimit të mini-Shengenit si mjet i rritjes se influencës serbe dhe fuqive te tjera jo perëndimore.

Por nëse Vuçiç është projektuar hapur si një klient i Rusisë dhe i Kinës, Rama kërkon të fshihet pas klientelizmit të tij dhe propagandës pro-Perendimore që përdor gjithmonë në lëvizjet e tij te deritanishme. Vuçiç përkrah Ramen për të avancuar projektet e tij Slavo-madhe dhe Rama mbështetet tek Vuçiç për tu perceptuar tek të huajt si faktor i madh Ballkanik.

Përkrahja e fundit e Vuçiç është përpjekja e tyre për të ruajtur status quo anti-Shqiptar, anti-Perëndimor dhe anti-Amerikan në Ballkan. Patericat e Vuçiçit nuk mund ti shërbejnë me Ramës. Ato mund ta frymëzojnë vetë-imazhin e Ramës si “lider global” por ndërgjegjësojnë një komb të tërë ndaj një rreziku real të dominimit të interesave revizioniste që kanë qenë dhe janë kundër interesave të kombit shqiptar.

Nevoja për të ndaluar aleancën e Vuçiçit me Ramën i shtohet nevojës për ndryshim në 25 Prill, nevojë e shtyrë nga korrupsioni i lartë, papunësia, largimi në masë të shqiptarëve, krimi i organizuar, dhe mungesës se një shtetit ligjor. Voto ndryshimin të shpëtosh Shqipërinë!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura