Përhapja e lisë së majmunëve, OBSH: Janë 80 raste të konfirmuara në 12 vende

May 21, 2022 | 15:03
SHPËRNDAJE

Më shumë se 80 raste të lisë së majmunëve janë konfirmuar në të paktën 12 vende.

Sipas, Organizatës Botërore të Shëndetësisë, janë 50 raste të tjera të dyshuara që po hetohen, por nuk specifikoi shtetet.

lija e majmuneve

Rastet e lisë së majmunëve janë konfirmuar në nëntë vende evropiane, si dhe në SHBA, Kanada dhe Australi.

Lija e majmunëve është më e zakonshme në vend të Afrikës Qendrore dhe Perëndimore.

Është një infeksion i rrallë viral, ku shumica e njerëzve të prekur shërohen brenda disa javësh, sipas Shërbimit Shëndetësor Kombëtar të Mbretërisë së Bashkuar.

Virusi nuk përhapet lehtë midis njerëzve dhe rreziku për publikun e gjerë thuhet se është shumë i ulët.

Nuk ka një vaksinë specifike për linë e majmunit, por një vaksinë kundër lisë ofron 85% mbrojtje pasi të dy viruset janë mjaft të ngjashëm.

Deri më tani, agjencitë e shëndetit publik në Evropë kanë konfirmuar raste në Mbretërinë e Bashkuar, Spanjë, Portugali, Gjermani, Belgjikë, Francë, Holandë, Itali dhe Suedi.

Rasti i parë i sëmundjes në Mbretërinë e Bashkuar u raportua më 7 maj. Pacienti kishte udhëtuar kohët e fundit në Nigeri, ku besohet se ishte infektuar me virusin përpara se të udhëtonte për në Angli, tha Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar.

Tani ka 20 raste të konfirmuara në Mbretërinë e Bashkuar, tha të premten Sekretari i Shëndetësisë Sajid Javid.

Sipas gazetës spanjolle El País, autoritetet shëndetësore spanjolle raportohet se kanë blerë mijëra vaksina kundër lisë për ta parandaluar.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura