Urdhri i Lavdërim Muhaxherit: Qëlloni izraelitët në stadium, hakmarrje ndaj të pafeve në Shqipëri

Nov 11, 2016 | 22:00
SHPËRNDAJE

Njësia e antiterrorist pranë Ushtrisë Izraelit ka dhënë alarmin për sulm të mundshëm terrorist në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.

ABC News ka mësuar se disa muaj më parë, kjo njësi ka transkiptuar një bisedë të përgjuar të Lavdërim Muhaxherit, kryeterroristit shqiptar në Siri, i cili kërkon nga bashkëkombasit e tij në Kosovë të organizohen për sulm ndaj kombëtares së futbollit izraelit.

vlcsnap-2016-11-11-15h09m05s066Kjo bisedë, ka vënë në lëvizje shërbimet intelegjente partenere, të cilët kanë njoftuar autoritet shqiptare të cilët kanë asistuar në mbledhjen dhe grumbullimin e informacionit për grupin e besimtarëve musliman me prirje ekstremiste në Shqipëri.

Gjatë këtyre përgjimeve, burimet thonë se janë fiksuar biseda të ndryshme që shtetasit nga Kosova bënin me shtetasit shqiptar, pas porosive dhe urdhërva që jepte Lavdërim Muhaxheri nga Siria.

Në njërin nga transkiptimin e këtyre bisedave, sipas akuzës, flitej për hakmarrje ndaj të pafeve në Shqipëri, mes tjerash edhe për një sulm me eksploziv dhe armë ndaj kombëtares së Izarelit në Shkodër. Për këtë fakt, janë kontrolluar dhe vëzhguar prej muajsh individ të ndryshëm në Shqipëri, mes tjerash edhe 4 të arrestuarit Xhezair Fishti, Ergys Faslija, Bekim Protopapa dhe Medat Hasani të cilët rezulton më aktiv në bashkëpunimin me shtetas shqiptar nga Kosova, që mbanin lidhje direkte me Lavdërim Muhaxherin.

Dyshohet se Fishti ishte personi që mbante kontakte me shtetasit nga Kosova, 9 prej të cilëve tashmë janë arrestuar. Burimet thonë se dy prej të arrstuarve në Kosovë, kanë pranuar të bashkëpunojnë duke treguar edhe veprimet konkrete që janë ndërmarr për një organizim të mundshëm gjatë ndeshjes në Shkodër.

Këto të dhëna, kanë bërë që autoritet e shqiptare nëbashkpëunim me shërbimet izraelite të kërkojnë nga FIFA lejimin e zhvendiosjes së ndshjes nga Shkodra në Elbasan, kërkese e cila tashmë është miratuar.

Nga ana tjetër, prokuroria për krime të rënda që pas fillimit të procesit gjyqësor ndaj 9 të pandehurve, që tashmë janë dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë, po mbante në përgjim dhe vëzhgim disa prej besimtarëve me prirje radikale. Në mesin e tyre është edhe I arrestuari Medat Hasani, ish-oficer i forcave komando, i cili nën uniformën e ushtrisë ka shërbyer edhe në një mission ushtarak në Irak.

Ky i fundit, pas largimit nga ushtria dyshohet se ka qenë edhe në luftën e Sirisë, nga ku është kthyer. Ndërkohë, policia ka shtuar masat e sigurisë edhe ndaj prokurorit të çështjes Eugen Beçi, i cili mësohet se ka marr kërcënime direkte në sallën e gjyqit nga të arrestaurit e ditëve të fundit. /Abcnews/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura