Përgjimet/ Gjykata e Apelit rikthen në detyrë kreun e Policisë, Çako

Jun 16, 2016 | 11:51
SHPËRNDAJE

Gjykata e Apelit ka rrëzuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës dhe ka rikthyer në detyrë kreun e Policisë, Haki Çako, në akuzë për ‘Shpërdorim detyrë’ në lidhje me pajisjen përgjuese IMCI Catcher.

Trupa gjykuese përbërë nga Marie Qiriazi dhe anëtarët Fiqirete Mullai dhe Ervin Metalla ka vendosur në favor të kryepolicit, duke rrezuar vendimin e shkallës së parë, që vendosi pezullimin e tij nga detyra.

Sipas avokatit mbrojtës të Çakos, Maks Haxhia, Apeli vlerësoi se “nuk ka dyshime të arsyeshme që ka vepër penale”. Sipas tij, që nga ky moment, Çako mund të kthehet në detyrë.

Kreu i Policisë, Haki Çako apeloi vendimin më 9 qershor, tri ditë pas shpalljes së vendimit nga gjyqtari Arjan Aliaj.

Nga ana e prokurorisë, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka dhënë deklarata të ndryshme në tre raste të marrjes në pyetje, me shkrim dhe me gojë. Ndërkohë që Çako pretendon se nuk ka dijeni për kohën se kur ka kaluar në doganën shqiptare aparatura e përgjimit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura