“Përgatiti breza të tërë ushtarakësh”/ Ndërron jetë pedagogu i Akademisë së Forcave të Armatosura, Xhaçka: Trishtim dhe dhimbje pas…

Jan 25, 2021 | 11:42
SHPËRNDAJE

Ka ndërruar sot jetë pedagogu i Akademisë së Forcave të Armatosura Agim Sulaj.

OLTA

Lajmi i hidhur jepet nga ministrja Olta Xhaçka, e cila përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se pedagogu Sulaj ishte një nga profesorët më me eksperiencë që kontribuoi në përgatitjen e brezave të tërë ushtarakësh.

Postimi i plotë

Trishtim e dhimbje pas lajmit për largimin nga jeta të profesor Agim Sulaj, një prej pedagogëve më të vjetër dhe më të vlerësuar të Akademisë së Forcave të Armatosura. Pata nderin të punoj me të, për një prej projekteve që ai kishte aq shumë përzemër: akreditimin e AFA si i vetmi institucion i arsimit të lartë për mbrojtjen dhe sigurinë në vend.

Mirënjohje e nderim për pedagogun, që me shumë përkushtim kontribuoi në përgatitjen e brezave të tërë ushtarakësh dhe punoi më shumë profesionalizëm, për atë që Akademia e Forcave të Armatosura është sot.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve e kolegëve!

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura