Në ambjentet e stadiumit “Air Albania” u zhvillua pak minuta më parë një mbledhje mes presidentit të Ligës Profesioniste, Edvin Libohova, si dhe drejtues të klubeve të Superiores, ku merrnin pjesë përfaqësuesit e Tiranës, Teutës, Skënderbeut, Laçit dhe Luftëtarit.
Mungonte gjysma e klubeve të elitës, ndërkohë që u diskutua në parim për kërkesat që kanë klubet. Në orën 13:00 vetë zoti Libohova do të ketë një takim në kryeministri për të përcjell shqetësimin e aktorëve të futbollit sa i përket ligjit të sportit.
Nëse nuk do të merren parasysh kërkesat e klubeve nga qeveria, atëherë Liga do të mblidhet sërish dhe si masë ekstreme mund të jetë bojkoti i kampionatit. Këtë e konfirmuan pas mbledhjes edhe drejtori i Teutës, Artan Shytaj, si dhe presidenti i Laçit, Pashk Laska. Ndërkohë, drejtuesi i Ligës, Libohova është besimplotë se këtë herë kërkesat që ka komuniteti i futbollit do të plotësohen.
/PANORAMASPORT.AL/
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al