Përfshihet nga flakët lokali në pronësi të babait të Noizyt, ja detajet e para nga ngjarja. Policia nis hetimet

Jun 11, 2023 | 9:48
SHPËRNDAJE

Një lokal në lagjen nr. 1 në Durrës është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Capture

Mësohet se lokali është në pronësi të reperit të njohur Noizy, Bashkim Rajku.

Policia bën me dije se zjarri i rënë në ambientet e këtij biznesi ka vetëm dëme materiale.

Tashmë grupi hetimor po vijon punën për të sqaruar rrethanat e kësaj ngjarje si dhe për përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura