Performanca në shesh me mijëra fansa, Noizy zgjodhi koncertin ‘Alpha 2’ për të dhënë mesazhin e ndjerë! Ja kuptimi i fshehtë i veshjes së reperit

Aug 6, 2023 | 17:34
SHPËRNDAJE

Reperi i njohur Noizy mblodhi 2 ditë më parë të gjithë dashamirësit e muzikës të tij me një koncert madhështor, “Alpha Show 2” në sheshin ‘Skëndërbej’ ku grumbulloi mijëra njerëz.

Collage Maker-06-Aug-2023-05-33-PM-8425

Por ajo që nuk u vë re gjatë performancës së artistit, ishte mbase veshja e Noizy-t i cili mesa duket dha një mesazh të ndjerë.

Reperi u shfaq me dy veshje gjatë performancës së tij, ku në fillim u ngjit në skenë i veshur me të zeza ku në bluzën e tij shkruhej “RIMZ, towerblock dreams”.

-640-0-64cfb87780412

Për ata që nuk e dinë RIMZ ka qenë reper dhe kushëriri i Noizyt, i cili u nda fatkeqësisht nga jeta para pak viteve ku së bashku kanë sjellë dhe bashkëpunimin, këngën “No drama”.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura