Përfituan nga ndeshja me Serbinë, dy të rinjtë grabisin karburantin në Cërrik

Oct 9, 2015 | 16:12
SHPËRNDAJE

Zbardhet grabitja e djeshme e një pike karburanti në Cërrik, arrestohen dy autorët. Blutë e Elbasanit bëjne me dije se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 21:30, në qytetin e Cërrikut, në karburant “Elezi”, teksa luhej ndeshja me Serbinë në Elbasan. Dy persona të maskuar dhe të armatosur me arme zjarri dhe te ftohta i kanë grabitur 70,000 lekë dhe një aparat celular shtetasit E.E, 21 vjeç.

Karburanti i grabitur dje në Burrel
Karburanti i grabitur dje në Burrel

Në ikje e sipër autoret kanë qëlluar me arme zjarri disa here në ajër dhe janë larguar ne drejtim te paditur duke përfituar nga errësira.

Ne vendin e ngjarjes janë gjetur 2 gëzhoja model 56, me kapsolle te goditur.

Nga hetimet, sot u bë e mundur arrestimi i Skender Trimit, 25 vjeç, banues ne Cerrik , person me precedent kriminal dhe i dënuar disa here për krimet kundra pronës.

Si dhe Bujar Maliqi, 29 vjeç, banues ne Cerrik , edhe ky i dënuar më herët disa herë për krimet kundra pronës.

Vazhdon puna për dokumentimin e plotë të kësaj vepre penale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura