Përdhunoi 13 vjeçaren në Berat, gjykata lë në burg Aliosha Eminin

Dec 17, 2017 | 21:30
SHPËRNDAJE

Gjykata e Beratit ka dhënë masën arrest me burg për 49 vjeçarin e akuzuar për përdhunimin e 13 vjeçares me inicialet B.G. Aliosha Emini.

perdhunim

Ai akuzohet se ka përdhunuar 13-vjeçaren B. Guri, si dhe ka tentuar të trafikojë jashtë vendit me qëllim shfrytëzimin për prostitucion motrën e saj, A. Guri, 19 vjeçe. Ndaj 49-vjeçarit, që sipas Policisë njihet si person me probleme mendore, do të rëndojë akuza “trafikim i të rriturve” dhe “marrëdhënie seksuale me të mitur”.

Emini, sipas dëshmisë së nënës së dy vajzave, vazhdimisht përndiqte vajzat e saj dhe për këtë kishin bërë dhe disa herë kallëzim në polici, por 49-vjeçari, pasi shoqërohej në komisariat, lihej sërish i lirë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura