Përbuzet Pirro Dhima: Grek nuk do të bëhesh kurrë!

Nov 2, 2012 | 11:57
SHPËRNDAJE

Një incident i pabesueshëm ndodhi, teksa peshëngritësi Pirro Dhima doli nga salla që sapo kishte votuar pro anulimit të Fondit të Gazetarëve gjë kjo që ngjalli reagimin e dhjetëra gazetarëve që ishin mbledhur aty duke e përbuzur madje filluan ta edhe ta ofendonin!

Ndër thirrjet e tyre përbuzëse ishin “Alvane, alvane, grekë nuk do të bëhesh kurrë”. Si dhe “Turp, turp, të bëmë njeri kurse ti na heq bukën e gojës”.

Një arsye tjetër e cila shkaktoi zemërimin e gazetarëve dhe shumë qytetarëve të tjerë grekë, që ishin të pranishëm aty, ishte fakti se Pirro Dhima votoi pro të gjitha masave shtrënguese të qeverisë së koalicionit, ndërsa kohët e fundit flitet dhe për një “flirt” të tij me partinë e Demokracisë së Re, ndërsa ai është deputet i zgjedhur i partisë së PASOK-ut. (KOHA DITORE)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura