“Për shkak të bojkotit kemi humbur shumë kohë”/ Nis me debate Komisionit Hetimor! Deputeti i PS replika me Vokshin: Keni bërë thirrje të njëanshme të mbledhjes

Apr 23, 2024 | 13:23
SHPËRNDAJE

Ka nisur me debate mbledhja e Komisionit Hetimor për PPP në shëndetësi. Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi tha se për shkak të bojkotit të mazhorancës kanë humbur shumë kohë.

Ndërkohë, nënkryetari, Plarent Ndreca replikoi duke thënë se nuk kanë bojkotuar në asnjë moment, por sipas tij thirrje që Vokshi ka bërë për mbledhjen ka qenë e njëanshme, pasi nuk është koordinuar.

Albana Vokshi i shtriu dorën e bashkëpunimit, me qëllim që punimet e mbledhjes të zhvillohen normalisht.

Pjese nga debati: 

Vokshi: Unë shpresoj shumë që që sot të gjithë deputetet e këtij komisioni të jenë prezent. Kemi humbur më shumë se dy javë kohë për shkak të bojkotit të deputetëve të mazhorancës. Ne do të na duhet të kompensojmë kohen dhe mbase do na duhet të mblidhemi më shpesh. Rendi i ditës është miratimi i procesverbalit.

Ndreca: Më vjen keq që e nisët me deklarata politike, që nuk i shkojnë frymës që duhet të ketë ky komision. Shumica nuk e ka bojkotuar mbledhjen. Thirrja që keni bërë është e njëanshme, thirrjet tuaja kanë qenë të pakoordinuara. Thirrjet e kryetares duhet të jenë të koordinuara. Nuk ka pasure mbledhje dhe ne nuk kemi bojkotuar. Kur kemi koordinuar datën dhe orën ja ku ka mbledhje. Ne jo vetëm që nuk kemi bojkotuar, por kemi bërë një punë intensive.

Vokshi: Ligji e thotë qartë që nëse anëtarët mungojnë për arsye të papërligjura ata duhet të zëvendësohen me deputetë që kanë dëshirë dhe vullnet ti përgjigjen detyrave që parlamenti i ka dhënë për të hetuar për dy koncesione

Prandaj e theksova që duhet eksaktësisht të bazohemi dhe të respektojmë ligjin. Mbledhjet bëhen kur zbatohet ligji.

Unë shpresoj që sot, po ju shtrij dorën e bashkëpunimit që të kemi një mbledhje të rregullt. Qytetarët presin që të bëhet hetim parlamentar, i paanshëm jashtë konfliktit të interesit, për të bërë transparencë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura