“Për Monikën me iku interesi qëkur me gënjeu për djegien e mandateve”- Presidenti Meta: Shqetësimi i vetëm është për….

Feb 27, 2020 | 22:51
SHPËRNDAJE

Presidenti Ilir Meta tha se interesi i tij është vetëm Kushtetuta, ndërsa u pyet se a e përjashton mundësinë e një koalicioni të LSI-së me Ramën në vitin 2021.

Në emisionin “Opinon”, Presidenti u shpreh se për kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi, i ka rënë interesi që kur “la mandatet duke më gënjyer”.

Screenshot_3-17

“Zero interes, interesi im është vetëm kushtetuta, madje për Monikën më ka humbur interesi që kur la mandatet duke më gënjyer mua, por mesazhin që i kam dërguar Monikës dhe Petrit Vasil, do ta tregoj siç tregova atë të Ramës”, tha Meta.

Në lidhje me manifestimin e 2 marsit, Kreu i Shtetit theksoi se i vetmi shqetësim  është menaxhimi i shqiptarëve që do t’i bashkohen.

“Kemi vetëm një shqetësim si do ja bëjmë të menaxhojmë gjithë atë përkrahje të jashtëzakonshme që populli shqiptarë do t’i japi të ardhmes europian e të Shqipërisë, që sot është në pikëpyetje dhe rrezikon ta kthejë vendin 30 vite prapa”, deklaroi Presidenti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura