Për herë të parë që nga fillimi i Covid-19, vdekjet në vend zbresin në nivelin e para pandemisë

Aug 11, 2022 | 23:41
SHPËRNDAJE

Për herë të parë që kur u shënuar rasti i pare i Covid-19 mëse dy vjet më parë, sëmundje që pati pasoja fatale në jetët e njerëzve, vdekjet në vend zbritën në nivelin e para-pandemisë.

NEW YORK, NY - APRIL 15: Medical workers work a night shift outside of a special coronavirus intake area at Maimonides Medical Center on April 15, 2020 in the Borough Park neighborhood of the Brooklyn borough of New York City. Hospitals in New York City, which have been especially hard hit by the coronavirus, are still struggling with an influx of COVID-19 cases. (Photo by Spencer Platt/Getty Images

Sipas treguesve demografikë të INSTAT, në tremujorin e dytë 2022 u regjistruan gjithsej 5,916 vdekje, me një rënie prej 19.4% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur ishte shënuar dhe niveli më i lartë rekord i vdekshmërisë në vend në perudhën përkatëse.

Por, edhe në raport me mesataren 2016-2019 të tremujorit të dytë, vdekjet ishin 2.6% më të ulëta, një tendencë rënëse që shënohet për herë të parë që nga tremujori i dytë i vitit 2017 (shiko grafikun Vdekjet, Tremujori i dyte, 2011-2022).

Mjeku pneumolog Petrit Malaj thotë se kjo tendencë shpjegohet me dy faktorë. Së pari, në tremujorin e dytë të vitit pothuajse nuk kishte raste me Covid-19 dhe si rrjedhojë nuk kishte vdekje direkte. Ndërsa arsyeja e dytë lidhet me faktin që në kohën e pandemisë u shënuan dhe shumë fatalitete të personave që kishin predispozita të sëmundjeve të ndryshme, duke u shkurtuar jetën.

Për 6 mujorin e pare të këtij viti, fatalitetet ishin gjithsej 12.8 mijë, duke shënuar një rënie prej 21% në krahasim me të njëtën periudhë të një viti më parë, kur ishte rekordi i humbjeve të jetës si rrjedhojë e valës agresive në muajt e parë të 2021.

Por, në raport me mesataren përkatëse 2016-2019, vdekjet mbeten 9% më të larta, si rrjedhojë e fataliteteve në rritje me periudhën e para pandemisë në tremujorin e parë të këtij viti.

Vdekjet u rritën në 2020-2021

Në periudhën 2020-2021, ashtu si gjithë bota vendi u përball me një rritje të ndjeshme të vdekshmërisë shtesë si rrjedhojë e pandemisë.

Në vitin 2020 u shënuan gjithsej 27.6 mijë humbje jete, me një rritje prej 26.4% në raport me mesataren e 2016-2019.

Në vitin 2021, vendi pa nivelin më të lartë të fataliteteve të regjistruar ndonjëherë, duke arritur në 30.5 mijë (INSTAT ka rishikuar lehtë në ulje vdekjet në tre tremujorët e fundit të 2021 në publikimin e fundit). Në krahasim me mesataren e 2016-2019, fatalitetet në 2021 u rritën me gati 40%, duke shënuar rritjen e tretë më të lartë kumulative në Europë nga fillimi i pandemisë, pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Deri në fund të tremujorit të parë, vdekjet shtesë në vend që nga fillimi i pandemisë arritën në rreth 16 mijë, ose 4.7 herë më shumë se fatalitetet e deklaruara zyrtarisht nga institucionet./Monitor


Burimi: INSTAT

Burimi: INSTAT, përpunime të Monitor

Burimi: INSTAT

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura