Për herë të parë organizohet në Shqipëri festivali ndërkombëtar “Violina e Paqe”! Pjesëmarrëse edhe një artiste 10-vjeçare

Sep 21, 2022 | 16:46
SHPËRNDAJE

Violinisti Kledis Rexho, i cili bën një jetë artistike ndërmjet Francës dhe Luxembourg-ut me orkestrat më të mira të të dy vendeve, çel festivalin më të ri ndërkombëtar të muzikës në Shqipëri “Violina e Paqes”, me koncerte në datat 20-21-22 Shtator.

29343fa9-71de-4c99-88a5-993e38734756

Ky udhëtim artistik që ka sjellë në Shqipëri disa nga muzikantët më të mirë të muzikës klasike të skenave të Parisit, New York-ut, Wien-es, nisi fillimisht për një publik shumë të veçantë. Pjesë e koncertit do të jetë edhe një vajzë e vogël 10-vjeçare, Vesa Duma e cila do të luajë në violinë.

Publiku i Tiranës do të ketë rastin ta dëgjojë vogëlushen në koncertin e datës 22 Shtator në qendrën kulturore pranë Katedrales Orthodhokse në Tiranë.

Koncerti i parë i Festivalit ndërkombëtar “Violina e Paqes” u zhvillua në datën 20 në Hotel Adriatik, Durrës në Oren 19.30. Në datën 21 Shtator në orën 19.00 në Sallën “Tonin Harapi” pranë Liceut Artistik Tirane (hyrja e lirë). Dhe për ta përmbyllur edicionin e parë të festivalit, një koncert në qëndrën kulturore pranë Katedrales Orthodhokse Tiranë në datë 22 Shtator në orën 19.30 (hyrja e lirë). “Violina e Paqes” mbështetet nga Bashkia e Tiranës, Ministria e Kulturës dhe institucione dhe artdashës të tjerë.

 

32631b1a-3312-48da-9648-714e114c8003

b4195cb2-030d-4c27-90f4-102efd832d05

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura