Për çdo degë. Matura, pikët për të fituar Universitetin

Aug 28, 2014 | 8:52
SHPËRNDAJE

Ministria publikon rezultatet e të gjithë maturantëve. Tabela me  pikët minimale që ju shpallin fitues në degët e preferuara.

Formular për pasaktësitë, si të verifikoni pikët e grumbulluara.

Maturantët, që iu nënshtruan plotësimit të formularit të preferencave, mund të verifikojnë pikët e marra në secilën prej degëve të përzgjedhura në këtë raund të parë konkurrimi.
 
Ministria e Arsimit ka publikuar dje Librin e Transparencës, në të cilin, përveç pikëve, janë edhe notat e marra në provimet e lëndëve me zgjedhje dhe detyrim, si dhe nota mesatare e viteve të gjimnazit.
Pikët
Mbi bazën e këtyre të dhënave, të hedhura në faqen zyrtare të Agjencisë Kombëtare të Provimeve, secili prej maturantëve mund të peshojë mundësinë apo probabilitetin për të fituar një vend në auditor. Pasi duke u njohur me totalin e pikëve të grumbulluara si edhe pikët minimale të fituesit të fundit, që është shpallur vjet për çdo degë, mund të konstatojë lehtësisht se në cilën preferencë ka më shumë mundësi për të qenë fitues. “Në libër janë publikuar dhe pikët e fituara nga secili kandidat për çdo preferencë të përzgjedhur prej tij apo prej saj gjatë aplikimit online të formularit A2, të llogaritura këto në bazë të koeficienteve të miratuara nga Ministria e Arsimit, pas propozimeve të institucioneve të arsimit të lartë publik në vend. Çdo maturant, pas leximit në Librin e Transparencës të pikëve të grumbulluara nga ana e tij në secilin program studimi të përzgjedhur, si dhe pikëve të fituesve të fundit për vitin e kaluar, arrin të gjykojë se në cilën degë ka më shumë shanse të fitojë”, thuhet në njoftimin e MAS. Gazeta publikon sot edhe një herë si referuese pikët minimale, pra pragun e pikëve, për çdo program studimi në institucionet e arsimit të lartë publik në vend. Nga Ministria e Arsimit mësohet se shpallja e fituesve do të bëhet në mesin e muajit shtator. Kjo fazë do të pasohet nga plotësimi i formularit A3, që u vjen në ndihmë mbetësve dhe atyre që mbeten jashtë sfidës së parë.
Formulari
Veç Librit të Transparencës, Agjencia Kombëtare e Provimeve ka publikuar edhe formularin e korrigjimit të pasaktësive. Në këtë mënyrë, ata maturantë që nga verifikimi i të dhënave do të konstatojnë pasaktësi, kanë mundësi për t’i rikuperuar ato në mënyrë që të mos penalizohen. Bashkë me formularin është edhe udhëzimi që orienton se si duhet të bëhet plotësimi i tij. AKP sqaron se pas plotësimit të tij nga maturanti përkatës dhe konfirmimit zyrtar me firmë dhe vulë nga drejtoritë e shkollave dhe drejtoritë e DAR/ZA, këto të fundit duhet t’i dërgojnë në Agjencinë Kombëtare të Provimeve brenda ditës së premte, datë 5 shtator.

Pikët e fituesit të fundit për vitin 2013
Universiteti i Tiranës

Histori 5,102.40
Gjeografi 5,016.20
Gjuhë – Letërsi 5,247.00
Gazetari 5,433.80
Arkeologji 4,961.30
Biologji 5,629.00
Bioteknologji 6,065.30
Matematikë 5,811.90
Fizikë 4,864.20
Informatikë 5,556.00
Kimi 5,148.40
Kimi dhe Teknologji Ushqimore 5,317.40
Kimi Industriale dhe Mjedisore 5,036.40
Inxhinieri Matematike e Informatike 5,509.00
Teknologji Informacioni e Komunikimi 5,570.50
Gjuhë Angleze 5,304.40
Gjuhë Frënge 4,700.10
Gjuhë Gjermane 4,768.20
Gjuhë Italiane 4,946.20
Gjuhë Greke 4,392.70
Gjuhë Turke 4,551.30
Gjuhë Ruse 4,230.70
Gjuhë Spanjolle 4,746.60
Gjuhë Angleze (Kukës) 3,936.80
Gjuhë Angleze (Sarandë) 2,439.00
Psikologji 5,477.70
Punë Sociale 5,335.60
Filozofi 5,123.00
Sociologji 5,254.80
Shkenca Politike 5,689.50
Administrim dhe Politika Sociale 5,417.50
Administrim – Biznes 5,818.00
Ekonomiks 6,098.00
Financë 6,151.10
Informatikë Ekonomike 6,326.60
Administrim – Biznes (Kukës) 4,032.20
Administrim- Biznes ( Sarandë) 2,422.00
Drejtësi 5,419.80
Universiteti i Mjekësisë
Infermieri e Përgjithshme (Kukës) 3,938.40
Infermieri e Përgjithshme (Sarandë) 2,433.00
Mjekësi e Përgjithshme 6,666.40
Farmaci 6,508.10
Stomatologji 6,566.80
Shëndet Publik 6,372.00
Infermieri e Përgjithshme 5,683.10
Mami 5,418.50
Teknik i Lartë Laboratori 6,317.30
Fizioterapi 6,163.40
Logopedi 6,127.80
Imazheri 6,196.90
Universiteti Bujqësor
Menaxhim Agrobiznesi 4,882.40
Menaxhim Agrobiznesi (Lushnjë) 3,374.30
Ekonomi dhe Politikë Agrare 4,810.80
Financë – Kontabilitet 5,555.80

Financë – Kontabilitet (Lushnjë) 3,845.60
Menaxhim i Turizmit Rural 4,726.60
Informatikë Biznesi 5,082.50
Ekonomiks i Aplikuar 5,086.20
Mbrojtje Bimësh 4,186.60
Hortikulturë 4,052.20
Hortikulturë (Lushnjë) 2,589.60
Prodhim Bimor 3,952.80
Zootekni dhe Biznes Blegtoral 3,942.40
Akuakulturë dhe Menaxhim Peshkimi 3,913.00
Agromjedis dhe Ekologji 4,463.00
Inxhinieri Agrare – Agromekanizim 4,287.40
Mbrojtje Bimësh (Lushnjë) 3,265.80
Teknologji Agroushqimore 4,626.00
Vreshtari – Enologji 3,852.20
Mbarështim Pyjesh 4,099.80
Përpunim Druri 3,980.20
Mjekësi Veterinare 4,807.50
Menaxhim Veterinar (2 vjeçar) 2,684.70
Menaxhim Veterinar (2 vjeçar) 2,442.00
Universiteti Politeknik
Inxhinieri Ndërtimi 6,175.40
Inxhinieri Hidroteknike 5,485.60
Inxhinieri Mjedisi 5,621.60
Arkitekturë (Arkitekt) 48.13
Arkitekturë (Urbanist) 37.66
Inxhinieri Gjeodet 5,160.20
Inxhinieri Elektrike 5,215.50
Inxhinieri Elektrike (Energjitikë) 5,686.60
Inxhinieri Mekatronike 5,341.30
Inxhinieri Fizike 4,804.80
Inxhinieri Matematike 5,169.10
Inxhinieri Mekanike 5,092.70
Inxhinieri Tekstile dhe Modë 5,076.00
Inxhinieri Materiale 4,685.60
Inxhinieri Ekonomike 5,896.90
Inxhinieri Gjeologjike 4,650.90
Inxhinieri e Burimeve Natyrore 4,778.80
Inxhinieri Gjeoinformatikë 4,980.00
Inxhinieri Gjeomjedis 4,733.40
Inxhinieri Elektronike 6,405.00
Inxhinieri Informatike 6,373.80
Inxhinieri Telekomunikacioni 6,351.00
Universiteti i Korçës “Fan S. Noli”
Gjuhë – Letërsi 4,097.60
Gjuhë Letërsi Shqipe dhe Frënge 3,297.40
Gjuhë Angleze 2,851.20
Mësuesi për Arsimin Fillor Kl. I-VI 3,570.60
Mësuesi për Arsimin Parashkollor 2,791.40
Histori – Gjeografi 4,251.30
Mësuesi për Arsimin Fillor Kl. I-VI 3,889.80
Filozofi – Sociologji 2,798.80
Matematikë – Fizikë 3,076.60
Matematikë – Informatikë 2,828.40
Biologji – Kimi 2,611.20
Teknologji Informacioni 2,598.00
Infermieri e Përgjithshme 4,232.00

Mami( Infermier) 2,956.00
Administrim dhe Politika Sociale 2,830.00
Financë – Kontabilitet 2,831.00
Menaxhim 2,612.00
Administrim Biznesi në Marketing 2,645.00
Administrim Biznesi në Turizëm 2,859.60
Administrim Biznesi në Turizëm 2,833.00
Agroushqim 2,636.40
Agrobiznes 2,858.30
Teknologji e Prodhimit Bimor 3,136.40
Mjekësi e Bimëve dhe Hortikulturë 3,298.20
Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”
Gjuhë – Letërsi 4,348.80
Gjuhë -Letërsi Shqipe dhe Frënge 2,649.20
Histori – Gjeografi 4,362.60
Histori dhe Gjuhë Gjermane 2,556.00
Gjeografi dhe Gjuhë Italiane 3,851.80
Gjuhë Angleze 4,163.20
Gjuhë Gjermane 2,677.00
Gjuhë Frënge 2,702.00
Gjuhë Italiane 3,820.60
Gazetari 4,481.70
Gazetari – Anglisht 4,024.80
Gjuhë Shqipe dhe Rome 2,979.00
Biologji – Kimi 3,863.40
Matematikë – Fizikë 3,312.00
Teknologjitë e Informacionit 3,932.40
Teknolog Laborant (2 vjeçar) 4,055.20
Fizikë Kompjuterike 3,692.00
Matematikë Informatike 2,649.40
Infermieri e Përgjithshme 4,905.60
Infermieri – Mami 4,376.00
Fizioterapi 4,701.20
Logopedi 3,860.30
Imazheri 4,515.50
Teknik Laboratori 4,089.60
Mësuesi për Arsimin Fillor Kl. I-VI 4,076.00
Mësuesi për Arsimin Parashkollor 3,923.60
Edukim Qytetar 4,025.20
Punonjës Social 4,421.60
Filozofi – Sociologji 3,989.20
Psikologji 4,402.20
Edukim Fizik dhe Sporte 49.31
Administrim – Biznes 4,072.00
Financë – Kontabilitet 4,396.60
Ekonomia dhe e Drejta 3,763.00
Informatikë Ekonomike 3,663.90
Ekonomi Turizmi 3,863.20
Administrim Biznesi dhe Inxhinieri 3,884.50
Shkenca Juridike në Biznes 3,988.60
Shkenca Juridike në Sektorin Publik 3,832.00
Universiteti i Vlorës “Ismail Qemali”
Matematikë 2,817.00
Shkenca Aktuaristike 3,169.00
Matematikë Financë 3,069.40
Matematikë Fizikë 2,853.00
Fizikë 2,831.80

Shkenca Kompjuterike 2,562.00
Shkenca Kompjutacionale 2,711.00
Teknologji Informacioni 2,471.00
Informatikë 2,616.00
Inxhinieri Navale 3,059.80
Inxhinieri Mekanike 3,641.60
Navigacion 2,495.00
Navigacion dhe Peshkim Detar 2,662.00
Kimi 2,965.00
Biologji 3,766.60
Inxhinieri Elektrike 3,673.00
Administrim Biznesi 3,779.20
Menaxhim Turizmi 3,364.80
Ekonomiks 3,391.60
Financë 4,181.30
Kontabilitet 2,432.00
Marketing 2,608.00
Mësuesi për Arsimin Fillor Kl. I-VI 3,880.40
Mësuesi për Arsimin Parashkollor 3,696.20
Pedagogji e Specializuar 4,055.20
Gjuhë Shqipe dhe Letërsi 3,814.20
Gjuhë Angleze 3,819.20
Gjuhë Italiane 3,174.60
Histori – Gjeografi 4,256.80
Drejtësi 4,382.30
Infermieri e Përgjithshme 4,528.60
Infermier Mami 4,002.40
Universiteti i Durrësit “Aleksandër Moisiu”
Administrim Biznesi 5,079.20
Menaxhim – Marketing 4,803.60
Shkenca Ekonomike 4,749.80
Financë -Kontabilitet 5,335.90
Bankë Financë 5,221.90
Menaxhim Hotel Restorant 4,427.60
Menaxhim Turizëm Kulturor 4,348.20
Menaxhim Turizëm Arkeologjik 4,135.40
Drejtësi 4,815.00
Shkenca Politike 4,782.40
Administrim Publik 4,554.30
Politikë Ekonomike 4,124.40
Marrëdhënie me Publikun 4,464.80
Histori 4,506.40
Infermieri e Pergjithshme 5,062.20
Mami 4,293.20
Fizioterapi 4,944.10
Navigacion dhe Peshkim Detar 3,541.60
Gjuhë Angleze 4,633.00
Mësuesi për Arsimin Fillor Kl. I-VI 4,772.80
Mësuesi për Arsimin Parashkollor 4,447.20
Ekspert Procesi Formimi 4,395.30
Psikologji-Sociologji 4,803.90
Gjuhë Letërsi – Anglisht 4,552.90
Gjermanisht-Anglisht 3,283.60
Shkenca Kompjuterike 4,475.40
Sistemet e Informacionit 4,226.30
Teknologji Informacioni 4,526.40
Matematikë – Informatikë 4,124.20
Informatikë – Anglisht 4,321.80

ADA HAZIZOLLI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura