Për 17 vite ishin shoqe të ngushta, zbulojnë se në të vërtetë ishin motra biologjike

Mar 9, 2020 | 13:24
SHPËRNDAJE

Shoqet e ngushta Ashley Thomas dhe Latoya Wimberly kanë shumë të përbashkëta.

Që kur ishin fëmijë, kishin tipare të përbashkëta të fytyrës, hapësirë në dhëmbët e përparmë, madje kishin edhe të njëjtën madhësi të këmbës.

Nga muzika tek moda ndajnë shumë interesa të përbashkëta.

Thomas dhe Wimberly ishin takuar edhe më parë. Por ishte një festë ditëlindje kur ishin adoleshente që i bashkoi.

17 vite më vonë, ato janë shumë shoqe me njëra-tjetrën dhe nuk qëndrojnë një ditë pa folur.

Për shumë vite e quanin njëra-tjetrën motra.

Dhe në shkurt, ndodhi e pabesueshme. Shoqet e ngushta mësuan se ishin motra biologjike.

Si u zbulua e vërteta?

Gjithçka nisi në janar kur 29-vjeçarja Wimberly po festonte fejesën e saj. Thomas publikoi foto nga festa në Facebook dhe në disa prej fotove ishte babai i Wimberly, Kenneth.

Ndërsa pa fotot në internet, një shoqe e nënës së 31-vjeçares vuri re Kenneth dhe e njohu atë.

“Kur Thomas më tregoi i kërkova që të më dërgonte një foto të shoqes së nënës së saj dhe pyeta babain nëse e njihte,”– rrëfeu Ashley.

Kenneth menjëherë e njohu gruan dhe më vonë kur iu tregua edhe një foto e nënës së Thomas gjithashtu e identifikoi duke treguar se kishte pasur një lidhje të shkurtër romantike.

Në atë moment gjithashtu Kenneth mësoi se 31-vjeçarja nuk e njihte babain e saj biologjik dhe pyeti se kush mund të ishte ai.

Për ta zbuluar, të tre vendosën të bënin testin e AND-së.

Më 21 shkurt, rezultatet dolën duke konfirmuar se Kenny ishte me të vërtetë babai i Thomas.

Thomas ishte 15 vjeç kur mësoi se burri që e kishte rritur nuk ishte babai i saj biologjik.

Ndërsa e ëma, e cila vdiq 11 vjet më parë, kurrë nuk i tha asaj se kush ishte babai i saj.

Familja e Thomas gjithashtu nuk e kishte takuar kurrë familjen e Wimberly.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura