Pëlqimi i kryeministrit Hoti për “Liqenin Trump” lë pa fjalë zyrtarët

Sep 25, 2020 | 15:28
SHPËRNDAJE

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka mirëpritur një propozim për ta riemërtuar një liqen të diskutueshëm në vend “Liqeni Trump” në nder të presidentit amerikan, i cili kohët e fundit kryesoi një marrëveshje normalizimi ekonomik në Uashington midis Kosovës dhe Serbisë.

Jezero_Gazivode-600x400

Të enjten, Hoti shkroi në Tëitter se i dërguari special i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, kishte propozuar që Liqeni i Ujmanit (në shqip) ose Liqeni Gazivoda (në serbisht) të marrë emrin Donald Trump në nder të “rolit të tij në arritjen e një marrëveshje historike për normalizimin ekonomik midis Kosovës dhe Serbisë në shtator”. “Unë e mirëprita propozimin e ambasadorit Grenell”, shkroi Hoti në Tëitter.

Megjithatë, vendimi për ta riemërtuar liqenin pas presidentit Trump ka befasuar zyrtarët e Kosovës, pasi ata nuk ishin në dijeni të procedurave ligjore për ndryshime të tilla të emrit.

Serbia gjithashtu nuk ka dhënë pëlqimin e saj për t’i vënë liqenit emrin e Trump-it, ndërsa një zyrtar i BE-së e quajti atë një shaka.

Uran Haxha, një zëdhënës i Ministrisë së Ekonomisë dhe Mjedisit të Kosovës, tha për BIRN të premten se ai këtë vendim e kishte dëgjuar vetëm nga mediat. “Unë di aq sa keni lexuar edhe ju në rrjetet sociale të kryeministrit”, tha ai. Ai shtoi se ministria “nuk ishte në dijeni të një procesi zyrtar për të ndryshuar emrin”.

BIRN kontaktoi zyrën e kryeministrit të Kosovës duke kërkuar më shumë sqarime, por ajo nuk dha asnjë përgjigje, duke pretenduar se kreu i kabinetit ishte me pushime.

Ndërsa Beogradi nuk është përegjigjur ende. Të enjten  disa serbë të Kosovës vendosën në urën mbi liqen pankarta me mbishkrime që uronin presidentin Trump për marrëveshjen e Uashingtonit.

“Presidenti Trump, serbët e Kosovës ju falënderojnë që sollët paqen”, shkruhej në njërën prej tyre. Pranë liqenit është vendosur gjithashtu një tabelë ku shkruhet “Liqeni Trump”.

Duke reaguar ndaj shënimeve falënderuese, përpara deklaratës së Hotit, Grenell shkroi në Tëitter se “të dy palët kanë rënë dakord për një emër të ri: “Liqeni Trump” – edhe pse në të vërtet nuk është bërë ende asnjë marrëveshje zyrtare për emrin e liqenit.

Pasi Kosova dhe Serbia nënshkruan marrëveshje të ndara për normalizimin ekonomik nën kujdesin e Trump më 4 shtator, Grenell e përshkroi konfliktin midis dy vendeve si një luftë kryesisht për “simbolikën, mbiemrat, foljet dhe emrat”. Duke cituar shembullin e liqenit të Ujmanit, ai tha se “të dy palët luftojnë për mënyrën se si do ta quajnë liqenin” dhe pastaj sugjeroi që ai të quhej “Liqeni Trump”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura