PD zbulon dokumentet e reja, me këtë firmë Alibeaj i tregoi burgun ministres së Ramës

Feb 8, 2018 | 17:41
SHPËRNDAJE

Deputeti Enkelejd Alibeaj i ka dërguar Ministrisë së Drejtësisë, Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Prokurorisë së Përgjithshme, Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda dhe Gjykatës së Tiranës kërkesë për marrje informacioni për llogari të hetimit penal ndaj Nazer Seitit.

Me shkresën e dt. 8 shkurt 2018, nënshkruar nga Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, thuhet se “në funksion të kërkesës suaj, nëse ka letërporosi nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda për llogari të hetimit penal ndaj Nazer Seitit, nuk rezulton të jetë sjellë ndonjë letërporosi nga Prokuroria e Përgjithshme apo Prokuroria për Krime të Rënda Tiranë në Ministrinë e Drejtësisë.”

aliabeja kuvend1

Alibeaj ka publikuar në Kuvend shkresën që mban firmën e ministres së Drejtësisë ku Prokuroria e Shkallës së Parë për Krime të Rënda ka kërkuar së paku 2 letërporosi drejtuar Ministrisë së Drejtësisë dhe Prokurorisë së Përgjithshme.

Sipas tij e para është në dt 18 tetor 2017 dhe e dyta është në dt 7 nëntor 2017.

Të dyja letërporositë i referohen procedimit penal 134 të vitit 2016, që është dosja e përbashkët Tahiri-Habilaj-Seiti.

Procedimi penal 134 për të cilin po hetohet Saimir Tahiri dhe Nezar Seiti, përmban veprat penale:

  • kultivim të bimëvë narkotike
  • trafikim i narkotikëve në bashkëpunim
  • grup i strukturuar kriminal
  • korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë

Këto vepra penale për të cilat është nën hetim Saimir Tahiri dhe Nazer Seiti janë të parashikuara nga nenet 284, 283/a/2, 333/a dhe 260 të Kodit Penal.

Dërgimi i letërporosive në Itali është bërë përkatësisht  më shkresat dt 25.10 2017 dhe 20.11. 2017 dhe të dyja letërporositë janë firmosur nga Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj.

“Ky është fakti që provon katërvcipërisht që Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj e dintë se Nezar Seiti po hetohej në Shqipëri dhe për shkak të nenit 491/c të Kodit të Procedurës Penale nuk duhej të ekstradonte Nezar Seitin”, tha Alibeaj.

Letra e Gjonajt per Alibeajn
Letra e Gjonajt per Alibeajn
Letra e Gjonajt per Alibeajn
Letra e Gjonajt per Alibeajn
prokuroria e krimeve te renda 1
Leterporosia e pare e Krimeve te Renda drejtuar Ministrise se Drejtesise
prokuroria e krimeve te renda 1-1
Leterporosia e pare e Krimeve te Renda drejtuar Ministrise se Drejtesise
Leterporosia e dyte e Krimeve te Renda drejtuar Ministrise se Drejtesise
Leterporosia e dyte e Krimeve te Renda drejtuar Ministrise se Drejtesise
Leterporosia e dyte e Krimeve te Renda drejtuar Ministrise se Drejtesise
Leterporosia e dyte e Krimeve te Renda drejtuar Ministrise se Drejtesise
Leterporosia e dyte e Krimeve te Renda drejtuar Ministrise se Drejtesise
Leterporosia e dyte e Krimeve te Renda drejtuar Ministrise se Drejtesise

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura