Publikohet e-maili i plotë: 68 shkollat që duhet të raportonin bindjet politike të mësuesve

Aug 4, 2015 | 19:43
SHPËRNDAJE

Drejtoria Arsimore e Qarkut Tiranë ka reaguar dje pas akuzave të ardhura nga Partia Demokratike lidhur me një e-mail që u ka shkuar shkollave për të raportuar mbi bindjet politike të mësuesve.

Sipas drejtoreshës Eglantina Metani, e-maili i serketares së saj është sulmuar dhe përmes tij është dërguar ky mesazh në mënyrë pirate.

Por sot Partia Demokratike ka publikuar e-mailin e plotë ku duket e gjithë lista me 68 shkolla të kryeqytetit që kanë marrë porosinë për të ‘spiunuar’ mbi bindjet politike të mësuesve.

Në e-mail duket se porosia ka shkuar në Zall Dajt, Yzberisht, Yrshek e deri në Marqinet, Ibë dhe Farkë.

E-mail i plote per shkollat
E-mail i plote per shkollat

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura