PD nuk ndalet: Tahiri duhet të largohet një orë e më parë

Oct 7, 2015 | 12:43
SHPËRNDAJE

Partia Demokratike nuke ndalet ne kerkesen e saj per doreheqjen e ministrit te Brendshem Saimir Tahiri. Ne nje deklarate per mediat, deputeti Arben Ristani, tha edhe nje here se Tahiri vazhdon të ndajë makinën e tij private me Habilajt që sipas oficerit të lartë të anti-drogës Zagani, kryejnë trafikun më të madh të Drogës në zonën e Vlorës.

Arben Ristani
Arben Ristani

“Fakte dhe prova tronditëse kemi publikuar në mënyrë të përsëritur. Makina private e ministrit përdoret nga banda kur ata kanë mall për të kaluar, e më pas përdoret nga Tahiri kur shkon me pushime.
Kjo e vërtetuar disa herë nga sistemi TIMS. Dreka dhe darka e lidhje të ngushta të Habilajve me shefin e kufirit të Dhërmiut pikërisht të zonës ku magazinohet droga e bëhet gati për tu nisur për Itali.

Anti-mafia italiane e shqetësuar për volumin e madh të narkotikëve që shkon andej nga Shqipëria.
Shtypi Italian i tronditur nga akuzat që rëndojnë ndaj ministrit të brendshëm shqiptar.
E megjithatë, për Saimir Tahirin asgjë nuk ka ndodhur. Kjo është situata dramatike ku kemi mbërritur.
Nuk mban më. Tahiri duhet të largohet një orë e më parë, inkriminimi i tij është një barrë për vendin për qytetarët, për rendin dhe sigurinë”,- tha Ristani.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura