PD-LSI reagojnë pas seancës në Kuvend: Nëse opozitës i mohohet edhe kjo e drejtë, atëherë…

Jun 21, 2018 | 19:29
SHPËRNDAJE

Opozita ka reaguar me nje leter te përbashkët nga kryetarët e grupeve parlamentare të PD dhe LSI, Edmond Spaho dhe Petrit Vasili, pas seances se sotme parlamentare.

Ne leter thuhet:

basha1

Votimi i maxhorancës për të ndërprerë diskutimet e opozitës mohoi të drejtën kushtetuese të deputetëve të opozitës per të folur.

Heqja e të drejtës së fjalës së opozitës është një akt i paprecedentë, që shënOn një rekord antikushtetues në veprimtarinë e Kuvendit.

Votimi për t’i mohuar të drejtën e fjalës opozitës dhe pa lejuar diskutimin e deputetëve bën nul seancën e sotme plenare dhe të gjitha vendimet e marra.

Dhunimi brutal i të drejtës së opozitës për të folur nga Kryetari i Kuvendi dhe mazhoranca dëmton në mënyrë të parikuperueshme bashkëjetesën midis mazhorancës dhe opozitës në Parlament.

Nëse opozitës i mohohet edhe kjo e drejtë, atëherë prezenca jonë në Kuvend shndërrohet në fasadë, që nuk i shërben interesit publik dhe vetë funksionimin normal të Parlamentit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura