PD-LSI nisin aksionin për zgjedhjet lokale, “viktima” e parë në Gjirokastër

Mar 12, 2018 | 15:29
SHPËRNDAJE

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim janë koordinuar në Gjirokastër duke bashkuar votat për ti marrë Partisë Socialiste kryetarin e Këshillit Bashkiak.

keshilli bashkiak gjirokaster

Siç raporton gazetari i Panorama në qytetin jugor, ish kandidatja për deputete dhe ish prefektja në kohën e Berishës, Mimoza Çomo prej ditës së sotme do të jetë kryetarja e Këshillit Bashkiak.

Fillimisht PD dhe LSI bashkuan votat për të shkarkuar kreun e Këshillit Roland Karalli, i zgjedhur nga Partia Socialiste. Dy partitë e opozitës mblodhën 16 vota kundrejt 15 të PS-së e cila nuk përfitoi dot as pasi i mori LSI-së një këshilltar, Arben Rexhen.

Pas shkarkimit të Karallit, PD dhe LSI zgjodhën Çomon si kryetare.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura