PD-LSI: Ne nisemi për protestë paqësore, por se çfarë ndodh më tej…

May 24, 2018 | 10:03
SHPËRNDAJE

Kryetari i Këshilltarëve të PD në bashkinë e Tiranës, Kreshnik Çollaku i ftuar në emisionin ‘Repolitix’ të drejtuar nga Denis Minga në Report Tv u shpreh se protesta e së shtunës do të jetë më masivja që ka ndodhur ndonjëherë, pasi pakënaqësia është shumë e madhe.

Mbeshtetes te opozites, gjate nje proteste te organizuar nga Partia Demokratike para godines se Kryeministrise, ku eshte kerkuar dorheqja e qeverise dhe ngritja e nje qeverie teknike, per ta cuar vendin ne zgjedhje te lira dhe te ndershme./r/n/r/nOpposition supporters, during a protest organized by the Democratic Party in front of the Prime Minister's Office, where is asked the resignation of the government and the establishment of a technical government to bring the country to free and fair elections.

“Protesta do të fillojë në sheshin Skënderbej dhe do të vijojë në bulevardin Dëshmorët e Kombit. Ka për të qenë protesta më masive. Ka për të qenë një nga protestat më të mëdha që është zhvilluar ndonjëherë. Ka më shumë qytetarë që duan të vijnë në protestë sesa militantë tanë. Nuk e di se cfarë ndodh të shtunën. Ne dimë se cfarë do të bëjmë vetë, nuk e dimë se cfarë do të bëjnë të tjerët. Kemi thirrur një protestë paqësore. Jemi nisur për protestë të paqtë, se cfarë do të bëjnë të tjerët nuk është cështje e jona”, tha Kreshnik Collaku.

Ndërsa deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj theksoi se qytetarët janë gati që të bëjnë cdo gjë ditën e shtunë për të larguar Ramën.

“Kjo protestë ka shumë kauza dhe arsye, qytetarët janë gati që të bëjnë cdo gjë që kanë në dorë për të larguar Edi Ramën. Ka një mllef kundër kësaj qeverie”, u shpreh Kejdi Mehmetaj.

Shqiptarja.com

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura