“PD kërkoi që librat e të jenë falas, qeveria përgjigjet me harbutëri dhe rriti çmimet”

Aug 16, 2018 | 12:16
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, shkruan në një postim në Facebook se është shtrenjtuar arsimi.

Boçi shton se pas kërkesave të PD, për libra falas, qeveria i është përgjigjur më harbutëri duke rritur paketat e teksteve shkollorë.

“Nxënësit e vegjël penalizohen nëse i zhgarravisin, nëse i shënojnë, nëse i grisin, sepse ata duhet t’i dorëzojnë.  Për fëmijët sipas qeverisë, kujtimet e fëmijërisë të lidhura me abetaren, me shkrimin e parë, me vizatimet e para, me gjithçka që formëson botën e fëmijës, duhet të zhduken.”, shkruan ndër të tjera Boçi.

2017-08-06-08_47_14-Luciano-Boci-Windows-Photo-Viewer

Postimi i plotë

SHTETI I SHTRENJTIMIT TË ARSIMIT

Kërkesës së vazhdueshme të PD, të paraqitur dhe si nismë ligjore për libra falas për të gjithë nxënësit e arsimit parauniveristar, por që u rrëzua me votat e mazhorancës, qeveria i është kundërpërgjigjur, siç di ajo gjithmonë.

Me harbutëri, paaftësi e papërgjegjshmëri.

Përkundër domosdoshmërisë e dëshirës së nxënësve e familjeve të tyre, Rama e Nikolla kanë rritur çmimet për paketat e teksteve, në të gjithë sistemin që nga klasa e pestë e deri në klasat e mesme.

E kjo ndodh në një kohë,

kur shpenzimet për arsimim, për çdo familje shqiptare, janë rritur në tërësi,

kur varfëria është shtruar këmbëkryq,

kur besimi tek sistemi arsimor është në pikën e tij më të ulët.

Ndërsa për klasat e para deri tek të katërtat, ai “falasi” i teksteve, është tamam-tamam i dhënë si cingunët, “me shpinën e dorës”.

Nxënësit e vegjël penalizohen nëse i zhgarravisin, nëse i shënojnë, nëse i grisin, sepse ata duhet t’i dorëzojnë.

Për fëmijët sipas qeverisë, kujtimet e fëmijërisë të lidhura me abetaren, me shkrimin e parë, me vizatimet e para, me gjithçka që formëson botën e fëmijës, duhet të zhduken.

Shtatori me sa duket nis me halle të shtuara për çdo familje shqiptare, por dhe me shpresën se fundi i paturpësisë së kësaj qeverisje nis po në shtator.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura