PD e ndarë në dy kampe, anëtari i kryesisë në Panorama TV: Demokratët duan Berishën në krye. Edhe ne jemi kundër Ramës, por zgjedhin socialistët jo ne

Mar 30, 2023 | 22:41
SHPËRNDAJE

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike Keltis Kruja ka folur për ndarjen e Partisë Demokratike në dy kampe të ndryshme.

Capture

Kruja u shpreh në emisionin “Log.” në Panorama TV, se Partia Demokratike është aty ku janë shumica dërrmuese demokratëve. Ai shtoi se Alibeaj mund të pretendojë se është kryetar partie, por që sipas tij nuk ka lidhje me motorin e Partisë Demokratike.

“Për sa kohë ne jemi shumica e dërrmuese e atyre njerëzve që janë pjesë e PD, kjo është PD. Alibeaj mund të pretendojë që është kryetar i një grupimi por nuk ka lidhje me atë që është thelbi dhe motori kryesor i Partisë Demokratike tradicionale. Ata njerëz në shumicë dërrmuese janë nga Rithemelimi. Në qoftë se ai grupim, aq sa ka mbetur”, tha Kruja.

Ai komentoi edhe ata që janë kundër vendosjes së Sali Berishës kryetar të PD, duke theksuar se kjo zgjedhje bëhet vetëm në bazë të vullnetit të demokratëve.

“Nëse ti përfaqësojnë një rrymë tjetër, demokratët duan Berishën për kryetar. Edhe unë nuk dua Edi Ramën kryetar të PS por zgjedhin këta, nuk zgjedhim ne. Nëse këta mendojnë se duan të bëjnë një ideologji tjetër apo një pjesë tjetër të elektoratit shqiptar janë të lirë të bëjnë parti të re.

Në fund të ditës duhet të respektosh vullnetin e shumicës. Në fund të ditës këto janë teknikalitetet jo pak të rëndësishme. Ne do shkojmë në zgjedhje me kontributet nga anëtarësia dhe kontributorët që ne kemi”, deklaroi ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura