Topalli: Rama-Meta fyejnë e provokojnë shqiptarët. Festë me rilindjen e babait shpirtëror

Nov 30, 2013 | 11:08
SHPËRNDAJE

Foto ne profilin e Topallit ne FB
Ish kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli e ka quajtur fyerje dhe provokim te shqiptareve nga ana e dyshes Rama-Meta, festimin e 101 vjetoirt te Pavaresise dhe festimin e 29 nentorit.

Ne nje reagim ne profilin e saj ne Facebook, Topalli shkruan se eshte e turpshme qe Festa e Flamurit kaloi prej tyre me organizim shperfilles e aspak dinjitoz.

Nderkohe qe 29 nentorin, ajo kujton se ata e festuan me rilindjen e babait shpirteror dhe ne xhaketa mbanin shenjen e te reneve britanike.

“Aleanca e 1 prillit, Rama –Meta fyejne dhe provokojne Shqiptaret!
Festen e Flamurit, Datelindjen e 101 te Pavaresise, pervecse e censuruan nga Vlora , e kaluan me nje organizim shperfilles, te akullte, aspak dinjitoz edhe pse qytetaret e Vlores dhe te Shqiperise e prisnin me krenari! Ky ishte turp!
29 nentorin e festuan me rilindjen e babait shpirteror, nderkohe qe ne xhaketa mbanin shenjen e te reneve britanike! Kjo ishte sadiste dhe komike!
Fillim i mbrapshte i shekullit te dyte te Shqiperise se pavarur!”- shkruan Topalli.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura