Patronazhistët zëvendësohen nga aktivistët, kush janë punonjësit që mbajnë vendin e parë. Nga policët te punonjësit e Doganave, në listë dhe prokurorë dhe gjyqtarë

Feb 8, 2023 | 18:04
SHPËRNDAJE

Partia Socialiste vjen me një ndryshim në strategjinë parazgjedhore duke zëvendësuar patronazhistët me aktivistët.

aktivisti-Rama-770x436

Aplikacioni Aktiv1sti i krijuar për të promovimin e punës së socialistëve përmes ripostimeve, pëlqimeve dhe komenteve ka qenë një temë mjaft e diskutuar gjatë ditëve të fundit.

Por së fundmi lista me aktivistë po qarkullon në mediat sociale dhe ëhatsapp duke ngjallur çudi. Ajo që bie në sy është se mes aktivistëve ka njerëz të drejtësisë, policisë dhe institucioneve të tjera që supozohet të jenë të depolitizuar shkruan BalkanWeb.

Vendin e parë në institucionet publike për numrin e aktivistëve e mban Policia e Shtetit dhe ajo bashkiake, me 489 aktivistë. Më pas vijnë doganierët me 305, mjekët me 230 aktivistë, arsimtarët me 218 dhe tatimorët me 200. Nuk mungojnë aktivistët as në prokurori, ku numërohen 36 dhe gjyqtarët 19. Po kështu dhe në Gardë numërohen 13 aktivistë.

WhatsApp-Image-2023-02-08-at-12.59.46

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura