Patronazhistë në listën e fituesve të Magjistraturës?!- Gogu-Bardhit: Doni të ndryshoni rezultatin! Sa bie muzgu, i merrni me libër shtëpie

Apr 29, 2024 | 12:13
SHPËRNDAJE

Pas kërkesës së kreut të Grupit të Partisë Demokratike Gazment Bardhi për të marrë në pyetje drejtorin e Shkollës së Magjistraturës në lidhje me shtimin e fituesve në listë, ka replikuar deputeti socialist Toni Gogu.

gugu te ligjet

Ndërhyrjen e Bardhit, Gogu e ka cilësuar të qëllimtë dhe sipas tij, kërkon të ndryshojë rezultatin.

LEXO EDHE: “Lista e fituesve është shtuar tre herë”- Bardhi për konkursin në Shkollën e Magjistraturës: Procesi i veshur me hije skandali, të thërrasim në Komision drejtorin

Ndër të tjera ai akuzoi Rithemelimin duke thënë se “sa zbardh dielli, deri në muzg, përpiqet të jetë e shqetësuar  për mbarëvajtjen në punët e drejtësisë. Sa bie muzgu, i marrin magjistratët me libër shtëpie”.

“Kolegu (Gazment Bardhi), mundet të ushtrojë kompetencat e tij të deputetit, të kërkojë informacion pranë institucionit për kuriozitetin apo shqetësimin që ka, ndërkohë që mundet ta ushtrojë të njëjti funksion kur organi i ngarkuar nga Kushtetuta që është përgjegjës për veprimtarinë e Shkollës së Magjistraturës, të vijë të raportojë në Kuvend. Por të ndërhysh në këtë moment, kur konkursi është duke ndodhur, kam përshtypjen që  është drejtpërdrejt një ndërhyrje për të ndryshuar rezultatin. Ndërhyrja është e qartë.

Kolegu (Gazment Bardhi) i përket një force politike e cila e kam thënë dhe më përpara sa zbardh dielli, deri në muzg, përpiqet të jetë e shqetësuar  për mbarëvajtjen në punët e drejtësisë. Sa bie muzgu, i marrin magjistratët me libër shtëpie.

Ky shqetësim, duket në pamje të parë sikur janë të shqetësuar për mbarëvajtjen e punëve të magjistratëve, nga ana tjetër u qan zemra për 6-mujorshin që ka qenë garancia e tyre për t’i mbrojtur deri më sot. Kur t’ju vijë këtu kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, pyeteni edhe sipas rregullores. Por mos ndërhyni sot nga ballkoni i forcës politike për të ndryshuar rezultatin e Shkollës së Magjistraturës”, tha Gogu.

LEXO EDHE: Konkursi për Shkollën e Magjistraturës, Bardhi: 13 prej kandidatëve janë patronazhistë! Ndërhyrje flagrante e politikës në drejtësi

Konkursi tek Magjistratura, Pandeli Majko: Sistemi s’varet nga ne, mos e politizoni! Çdo gjë që s’ju pëlqen e shikoni si lodër politike të PS

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura