Patozi: Po justifikoni shkarkimin e Shaqirit

Jan 31, 2014 | 12:27
SHPËRNDAJE

Deputeti demokrat, Astrit Patozi, akuzoi qeverinë dhe ministrin e Brendshëm se po mundohet të justifikojë dështimin në luftën me krimin me mosbashkëpunimin me SHISH-in. “Është sa e trashë, aq edhe e rëndë që përgjegjësinë tënde direkte ta shkarkosh mbi dikë tjetër, dhe këtë ta bësh publikisht. Kjo, të nderuar kolegë, nuk ka ndodhur kurrë më parë. Për më shumë se shtatë vjet, qeveritë e Partisë Demokratike, pas 2005-s, nuk janë justifikuar asnjëherë nga mosbashkëpunimi i SHISH, i Bari Shaqirit apo dikujt tjetër, për suksesin apo mossuksesin e luftës me krimin e organizuar. Sepse do të ishte sa e padenjë, aq dhe e pabesueshme. Por ja që kjo qeveri po e bën në mënyrën më të përsëritur”, tha Patozi. Deputeti demokrat ngriti pyetjen: “Nëse do të arrini një ditë t’i shtini në dorë të gjitha institucionet e pavarura që i keni futur në listë për t’i pushtuar, si do të justifikoheni pastaj?”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura