Patozi ironizon Bashën: Do t’u bëjë thirrje për bashkim atyre që i përzuri

Jul 23, 2017 | 9:48
SHPËRNDAJE

Astrit Patozi reagon sërish pas shpalljes së rezultatit që e nxori fitues Lulzim Bashën dhe i dha një mandat të dytë për të drejtuar PD-në.

Ne nje postim ne rrjetet sociale, ai thote se ka uruar Selamin, por ironizon Bashen kur thote: “Uroj shumë që të mos shkrepin fishekzjarre sot në oborrin e selisë për të festuar fitoren. Dhe mos u çudisni kur autori i humbjes së thellë me Edi Ramën, por edhe i fitores akoma më të thellë me Eduard Selamin, të dalë shumë shpejt, ndoshta sot, e t’u bëjë thirrje për bashkim, pikërisht atyre, që i përzuri apo i bëri të mos votonin fare më 25 qershor. Do të ishte njësoj si t’i kërkosh falje dikujt, pasi e ke vrarë”.

STATUSI I PLOTE:

FALI ZOT, SE NUK DINË ÇFARË BËJNË!

Sot në mëngjes urova Eduard Selamin. Po e ndaj me ju tekstin e mesazhit, që i dërgova. “Urime Eduard! Nuk duhet të kesh asnjë peng. Megjithëse nuk fitove, i shkove shumë afër fitores.”

patozi uron selsminLulzimin nuk ishte e nevojshme, sepse e kisha uruar mbrëmë.

Shumë miq më kanë marrë në telefon, të shqetësuar, por më shumë të habitur, për fundin e farsës së zgjedhjes së kryetarit të Partisë Demokratike. Sepse absurdi ka kapërcyer çdo kufi. Por brenda pezmatimit të tyre ka edhe një dozë humori, që shoqëron gjithmonë fenomenet komike, të cilat bien më shumë në sy në politikë, për shkak të vëmendjes së lartë të publikut.

Pjesa më e madhe e atyre që kam komunikuar nuk e kuptonin dot se përse duhej bërë kaq trashë dhe pa u kujdesur fare që të ngjante pak e besueshme kjo maskarada e zgjedhjeve tona.

Në fakt, ajo e ka një shpjegim. Në korrik 2013 ata “armikun” e kishin brenda garës dhe nuk kishte rëndësi numri i votuesve, por vetëm raporti mes rivalëve. Dhe bënë gjithçka në këtë tokë që rezultati të dilte 8 me 2.

Dje nuk e kishin më këtë hall, pasi “armikun” e kishin jashtë garës, ndaj e rëndësishme ishte vetëm pjesëmarrja. Që refuzimi i demokratëve për farsën të mos lexohej. Dhe atë bënë, siç e parashikova pikë për pikë dje. Pa e vrarë fare mendjen që sapo kemi dalë nga një humbje dërrmuese, por që me sa duket i paska “dehur” demokratët dhe i ka shtyrë ata që ta duan më shumë udhëheqësin e tyre.

Në raste te tilla, njeriu e ka të vështirë për të gjetur fjalët. Ndaj e vetmja gjë që më vjen ndërmend është shprehja e Jezu Krishtit: “Fali o Zot, se nuk dinë çfarë bëjnë!”

Uroj shumë që të mos shkrepin fishekzjarre sot në oborrin e selisë për të festuar fitoren.

Dhe mos u çudisni kur autori i humbjes së thellë me Edi Ramën, por edhe i fitores akoma më të thellë me Eduard Selamin, të dalë shumë shpejt, ndoshta sot, e t’u bëjë thirrje për bashkim, pikërisht atyre, që i përzuri apo i bëri të mos votonin fare më 25 qershor. Do të ishte njësoj si t’i kërkosh falje dikujt, pasi e ke vrarë.

Fitorja, Patozi i kujton Bashës vitet 70-80: Të gjithë e mbajnë mend se çfarë ndodhi më pas, Lulzim…

Astrit Patozi ka reaguar pas perfundimit te votimit dhe nisjes se numerimit te kutive te votimit per kreun e PD, ende pa u shpallur fitorja per nje mandat te dyte per Lulzim Bashen.

Ai i kujton vitet e diktatures 70-80 ne Shqiperi, ku me pas shkruan: Të gjithë e mbajnë mend se çfarë ndodhi më pas, Lulzim…

patozi

Statusi i plotë:

URIME LULZIM!
Urime Lulzim! Nuk na ke zhgënjyer kurrë. Farsa jote realisht po kapërcen çdo imagjinatë. Unë e parandjeva dhe e paralajmërova në drekë, por të jem i sinqertë, nuk e kisha menduar që do të mbërrinte deri këtu. Ndaj jam i gatshëm të kërkoj ndjesë për fantazinë e pamjaftueshme.
Sipas komisionit të Jeminit kanë votuar rreth 20 mijë demokratë më shumë se 4 vjet më parë.
Konkluzioni: Sa më e thellë humbja, aq më e madhe dashuria për udhëheqësin e lavdishëm të partisë dhe popullit. Sepse është rasti tipik kur dhimbja kthehet në forcë.
Por për shembullin e Koresë së Veriut nuk kam gabuar. Ky është modeli që sot po instalohet në Partinë Demokratike.
Ndërkaq, më kujtohen vitet 70-80 kur, sa më shumë varfëroheshin shqiptarët, aq më shumë shtoheshin sukseset e diktaturës. Por të gjithë e mbajnë mend se çfarë ndodhi më pas, Lulzim…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura