Patatja e ëmbël për të përmirësuar qarkullimin e gjakut

Nov 16, 2018 | 12:18
SHPËRNDAJE

Për shumëkënd, rekomandimi për të konsumuar patate të ëmbël shikohet me rezerva. Duke u konsideruar të tejngopura me sheqer, shumë prej nesh zgjedhin të mos i bëjnë pjesë të dietës. Më poshtë janë disa nga përfitimet shëndetësore të patates.

Sweet Potatoes

Janë burim i mirë i vitaminave C dhe A

Të dyja lëndët ushqyese janë jetësore për mbështetjen e funksionit imun, gjë që është veçanërisht e rëndësishme gjatë sezonit të ftohtë dhe të gripit. Vitamina A është gjithashtu çelësi për mbajtjen e lëkurës së shëndetshme, shikimit dhe funksionit të organeve.

Janë antioksiduese

Vitaminat A dhe C gjithashtu funksionojnë si antioksidantë që mbrojnë qelizat kundër plakjes dhe sëmundjeve. Pigmenti që iu jep atyre ngjyrën e tyre të mrekullueshme, ka veçori të posaçme antioksidante.

20160915140026596

Rregullojnë presionin e gjakut

Një filxhan patate e ëmbël e pjekur siguron 950 mg kalium. Kaliumi në thelb spastron natriumin e tepërt dhe lëngun jashtë trupit, i cili ul presionin e gjakut dhe zvogëlon tendosjen në zemër. Kaliumi gjithashtu ndihmon në rregullimin e ritmit të zemrës dhe kontraktimet e muskujve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura