Pastrimi i parave përplas Bashën me ministren e Financave/ Ibrahimaj: Ndërtimi i kullave është zhvillim. Ju flisni për mjerim, ndërsa qeveria…

Dec 2, 2021 | 12:36
SHPËRNDAJE

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj është përplasur me kreun e PD-së, Lulzim Basha, i cili tha se qeveria nuk lufton dot pastrimin e parave, duke theksuar se për 3 vite janë pastruar 1.6 miliard euro.

basha brahimaj

Në fjalën saj, ministrja u shpreh se nëse ndërtimi i kullave në Tiranë për PD është pastrim paraje, për qeverinë është zhvillim dhe kjo sipas saj tregohet nga shifrat zyrtare.

Ndërsa Basha foli për mjerim dhe varfëri, Ibrahimaj u shpreh se qeveria ka rritur vendet e punës dhe të ardhurat për qytetarët.

“Dëgjova me vëmendje fjalën dhe ajo që më ngeli në mendje janë fjalët terr, tmerr mafie varfëri dhe mjerim. Si duket nuk jetojmë në të njëjtin qytet dhe Shqipëri, ku në datën 25 prill votuan për këtë qeverisje dhe për këtë mazhorancë. Sot jemi këtu për të diskutuar disa ndryshime në një projekt ligj që jo vetëm në afron me standardet e BE, por na bën krenar që jemi duke marrë nisma që do ta zhvillojnë nisma të cilat do ta zhvillojnë intensifikimin tonë në luftën kundër parandalimit të pastrimit të parave. Dëgjove për mjerimin dhe varfërinë. Në fakt kjo qeveri ka rritur vendet e punës, ka rritur të ardhurat për frymë, ka rritur zhvillimin ekonomik. Dëgjova për kullat që po ndërtohen në Tiranë që në perceptimin tuaj është pastrim parash, ndërsa në perceptim tim do të thotë zhvillim. Kjo duket jo vetëm me sy, por edhe shifra”, u shpreh ministrja.

Me heret Basha theksoi se të gjithë qytetarët shqiptarë që e njohin realitetin e këtyre viteve të fundit dhe e dinë fare mirë se kjo qeveri nuk mund të luftojë pastrimin e parave, pasi sipas tij është e lidhur me krimin e organizuar.

“Duke cituar raportet ndërkombëtare, kryedemokrati u shpreh se gjatë 3 viteve të fundit në Shqipëri janë pastruar 1.6 miliardë euro, duke e kthyer vendin në një lavatriçe gjigande të pastrimit të parave. Ky fenomen sipas tij godet rëndë ekoniominë dhe biznesin e ndershëm në vend”, tha nder te tjera Basha ne Parlament.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura