Pasi kuptoi se i kishte vjedhur 250 mijë lekë, babai nuk ia fal djalit por…

May 19, 2017 | 17:15
SHPËRNDAJE

TIRANE – Një prind në Tiranë nuk ia ka falur djalit të tij të papunë vjedhjen e një shume prej 25 mijë lekësh të rinj në shtëpi.

Gjykata-e-Tiranes_9_14

I bindur se i biri do t’i harxhonte paratë në bixhoz, babai e ka kallëzuar atë në polici.

Përmes një vendimi të shpallur pak ditë më parë në Gjykatën e Tiranës, i pandehuri E.G. u deklarua fajtor për akuzën e “vjedhjes” dhe u dënua me 4 muaj burg.

Ai përfitoi ulje të dënimit nga gjykimi i shkurtuar dhe përfundimisht u la në Shërbim Prove për një periudhë 2-vjeçare.

Sipas Gjykatës, më 29 qershor 2016, kallëzuesi ka konstatuar mungesën e një shume prej 25 mijë lekësh të rinj, që i kishte fshehur poshtë jastëkut në dhomën e gjumit.

Sipas Gjykatës, menjëherë ai ka dyshuar se këto para ia kishte marrë i biri E.G., i cili pak çaste para atij momenti ishte larguar nga banesa me pretendimin se do të shkonte me shoqërinë në plazh në Durrës.

Kallëzuesi ka kontaktuar me të birin, i cili ka pranuar se kishte marrë lekët dhe se do t’ia kthente.

Më vonë, i pandehuri i ka thënë se kur të kthehej do t’i sillte shumën e parave që i kishte vjedhur, por ai nuk është kthyer. Gjatë komunikimit në telefon me të ai është munduar që të justifikohej duke i thënë se nuk ishte në Durrës, por në një agjenci turistike, pasi donte të ikte në Greqi.

“Kallëzuesi duke ditur faktin se djali i tij nuk është në marrëdhënie pune dhe se në shumë raste ai ka marrë nga banesa pajisje të ndryshme, duke i shitur ato dhe lekët që ka fituar i ka luajtur bixhoz, e duke ditur se edhe këto para ai mund t’i këtë shpenzuar duke luajtur bixhoz, ka vendosur që të bëjë kallëzim penal në lidhje me këtë ngjarje”, thuhej në vendimin e Gjykatës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura