Pas vendosjes së skulpturës së Helidon Xhixhos, në Zogun e Zi ndërhyrje edhe në infrastrukturën rrugore

Oct 21, 2018 | 10:45
SHPËRNDAJE

Rrethrrotullimi te Zogu i Zi, një prej portave hyrëse të kryeqytetit ka marrë një pamje krejtësisht të re.

WhatsApp Image 2018-10-21 at 10.38.13 (1)

Pas rehabilitimit të shatërvanëve, lulishtes, por edhe vendosjes aty të skulpturës së artistit me famë botërore Helidon Xhixha, Bashkia e Tiranës po kujdeset edhe për gjithe pjesën e infrastrukturës.

WhatsApp Image 2018-10-21 at 10.38.13

Punonjësit e Drejtorisë së Përgjithshme të Mirëmbajtjes së Rrugëve, kanë bërë riasfaltimin e segmenteve hyrëse në rrethrrotullim të cilat më parë paraqisnin problem dhe ishin bërë një shqetësim për drejtuesit e automjeteve.

WhatsApp Image 2018-10-21 at 10.38.12 (1)

Siç shihet edhe në foto, në pjesën fundore të rrugës së “Durrësit” është rehabilituar asfalti dhe janë ndrequr të gjitha dëmtimet e rrugës ndërsa ka vijuar puna edhe me vijëzimin për të rritur sigurinë e këmbësorëve dhe për të normalizuar qarkullimin e automjeteve.

WhatsApp Image 2018-10-21 at 10.38.12

Gjithashtu po punohet edhe për rivendosjen nga e para të sinjalistikës horizontale duke dhënë më shumë siguri për drejtuesit e automjeteve dhe këmbësorët, por edhe duke i dhënë një pamje më të bukur një prej portave kryesore hyrëse në Tiranë.

WhatsApp Image 2018-10-21 at 10.38.11

Vetëm një javë më parë kryebashkiaku Erion Veliaj dhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro inauguruan në rrethrrotullimin e Zogut të Zi skulpturën “Cosmic S” të artistit shqiptar me famë botërore Helidon Xhixha i cili gjithashtu ishte i pranishëm në këtë aktivitet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura