Pas Tiranës, Kancelarja Merkel zbret në Beograd

Jul 8, 2015 | 20:57
SHPËRNDAJE

Pas takimit zyrtar që zhvilloi në Tiranë ditën e mërkurës ku u takua me krerët më të lartë të shtetit, Kancelarja gjermane Angela Merkel mbërriti në Beograd rreth orës 19:00, në kuadër të turit ballkanik.

Kancelarja Angela Merkel pritet nga kryeministri Aleksander Vucic

Kancelarja gjermane u prit nga kryeministri serb Aleksandar Vuçiç.

Sipas gazetës serbe “Kurir”, Kancelarja gjermane ka bërë të ditur se Beogradi ka treguar gatishmëri të madhe për kompromis në dialogun me Prishtinën dhe tregoi një numër të madh të iniciativave që synojnë paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Sipas mediave në Serbi, Merkel ka vlerësuar edhe marrëdhëniet e reja diplomatike mes Shqipërisë dhe Serbisë, duke përmendur takimin e fundit mes dy kryeministrave, Rama dhe Vuçiç. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura