Pas telasheve me policinë, Oriola Marashi e pashqetësuar, poston foton provokuese nga vaska

Feb 13, 2020 | 15:37
SHPËRNDAJE

oriola Marashi

Modelja e njohur Oriola Marashi, e cila ende nuk ka mbushur 25 vjeç, nuk ka bërë asnjë reagim deri më tani për situatën jo fort të këndshme mbrëmjen e së shtunës që ka kaluar në Tiranë. Por mesa duket, pas telasheve që pati me policinë, ku u kap me drogë në makinë, ajo është e pashqetësuar dhe në postimet e saj nuk gjejmë asnjë koment për sa është folur në media.

Së fundmi, Oriola ka publikuar në Instastory dy foto ku duket se ka nisur stërvitjen në palestër dhe një foto nga vaska nga e cila tregon këmbët.

oei2 oei1

Modelja tashmë do të përballet me organet e drejtësisë, pasi do të jetë Prokuroria e Tiranës që do të vendosë nëse çështja do të pushohet apo do të dërgohet në Gjykatë.

Burime nga Policia thanë se ajo po udhëtonte me një automjet tip “Audi”, bashkë me një mik të sajin, kur një pikë kontrolli në rrugën “Dritan Hoxha”, pranë Laprakës, i ka bërë shenjë për të ndaluar. E në kuadër të masave të shtuara, që tashmë ka marrë Policia e Shtetit, për të luftuar kriminalitetin në vend, është ndaluar edhe modelja seksi e mjaft e njohur në makinën e së cilës u gjet një sasi e vogël hashashi.

Pas verifikimeve paraprake, Oriola Marashi u la e lirë, por ndaj saj nisi procedim penal dhe materialet mësohet se janë referuar në Prokurorinë e Tiranës.

oriola marashi1 oriola marashi OriolaMarashai-1200x630-300x158 ORIOLA 2 ORIOLA ORIOLA 1 oriola1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura