Moore takon Nishanin: Kërkohet më shumë përparim. Statusi? Politika të evitojë konfuzionin

Dec 6, 2013 | 17:11
SHPËRNDAJE

Nishani dhe Moore

TIRANE- Drejtori për Europën Qendrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit, Jonathan Moore ka nisur serine e takimeve te sotme ne Tirane me ministrin e Jashtem, Ditmir Bushati dhe më pas me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani. Gjatë takimit me këtë të fundit, Jonathan Moore u shpreh se, pavarësisht arritjeve të deritanishme, kërkohet më shumë përparim në konsolidimin e shtetit ligjor. Moore tërhoqi vëmendjen se politika shqiptare duhet të evitojë konfuzionin në dhënien e mesazheve për statusin e vendit kandidat dhe integrimin në Bruksel.

Ndërkaq, Presidenti Nishani rikonfirmoi vullnetin dhe vendosmërinë e Shqipërisë për të vijuar me reformat dhe përballjen e sfidave që lidhen me konsolidimin e demokracisë, shtetit ligjor, luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit dhe zhvillimin ekonomik.

Presidenti e siguroi Moorë se Shqipëria do të vazhdojë të japë kontributin e saj për paqen e stabilitetin e qëndrueshëm dhe bashkëpunimin rajonal, duke vënë në dukje se vendi ynë do të jetë përkrah miqve dhe partnerëve amerikanë në përballjen e sfidave kudo në botë.

Gjatë qëndrimit në vendin tonë Moore do të zhvillojnë takime me krerët më te lartë të shtetit. 

Presidenca njofton se ne oren 14.30 ne ambientet e saj, Moore do te pritet nga kreu i shtetit Bujar Nishani, me te cilin do te zhvilloje nje takim. 

Kjo është vizita e parë e zyrtarit të DASH në Tiranë pas ardhjes në pushtet të qeverisë së re “Rama”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura