Pas sezonit veror, Noizy merr vendimin e rëndësishëm! Reperi vendos të shkëputet nga rrjetet sociale për këtë arsye

Aug 28, 2023 | 20:07
SHPËRNDAJE

Reperi i njohur Noizy ka vendosur të distancohet nga rrjetet sociale, pas një vere të suksesshme me koncertet.

-640-0-649d65b440137

Përmes një postimi në ‘Instagram’, Noizy njofton se nuk do të jetë aktiv në rrjetet sociale pasi ka vendosur të marrë kohë për pushim por nuk ka lënë pas edhe ndjekësit e tij, duke i dhënë një lajm.

Noizy ka treguar se do bëjë një shkëputje sepse po nis albumin e ri në një vend që e ka mbajtur sekret, teksa thotë se do e përfundojë po aty.

“Sezoni veror mbaroi. Akoma “The King” dhe ju e dini këtë. Pushim nga mediat sociale një muaj. Inshallah se nuk ju merr malli, s’ju flas më. Sa për informacion po nis albumin e ri këtu dhe do e përfundoj po këtu. Ku? Sekret”, shkruan ai.


View this post on Instagram

A post shared by NOIZY OTR (@noizy)

Kujtojmë se disa javë më parë, reperi realizoi koncertin e dytë ‘Alpha Show 2’ ku mblodhi mijëra fansa në sheshin ‘Skëndërbej’.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura